Epilepsia tek fëmijët është një çrregullim elektrik cerebral e cila shfaqet me kriza të përsëritura që janë të ndryshme në forma të ndryshme të epilepsisë. Format kryesore të epilepsisë janë: Epilepsia fokale (parciale). Epilepsia e gjeneralizuar si dhe shumë forma të tjera si psh: Absenca, Epilepsia mioklonike, Encephalopatia epileptogjene. Kështu shpjegon Neuropediatria Pasjonare Rino.
Në një intervistë për Bebja.com, mjekja neuropediatre thotë se shenjat kryesore të Epilepsisë janë dridhjet, fiksim sysh, humbje vetëdije, shkume nga goja, urinim i pavullnetshëm, kriza zgjat 2-4 minuta.
Intervista e plotë:
1.Çfarë është epilepsia? Cilat janë llojet më të përhapura të epilepsisë tek fëmijët?
Epilepsia tek fëmijët është një çrregullim elektrik cerebral e cila shfaqet me kriza të përsëritura që janë të ndryshme në forma të ndryshme të epilepsisë. Format kryesore të epilepsisë janë: Epilepsia fokale (parciale). Epilepsia e gjeneralizuar si dhe shumë forma të tjera si psh: Absenca, Epilepsia mioklonike, Encephalopatia epileptogjene etj.
2.Si ta kuptojnë prindërit që fëmija i tyre ka probleme me epilepsisë? Cilat janë simptomat?
Si parim dridhjet (konvulsionet) janë shenjat kryesore të cilat mund të shoqërohen me fiksim sysh, humbje vetëdije, shkume nga goja, urinim i pavullnetshëm etj. Kriza zgjat 2-4 minuta dhe nuk lidhet me temperaturën e lartë.
3.Si menaxhohet epilepsia tek fëmijët?
Në momentin e krizës prindërit duhet të ruajnë qetësinë, fëmija duhet të shtrihet anash, të lirohet nga rrobat, dhe të pritet sa të kalojë kriza, në rast se i nxihet buza dhe ka mbytje, i futet një spatul metalike midis dhëmbëve dhe i kapet gjuha me një garze.
4.Si trajtohet? Cilat është diagnoza?
Trajtimi është me medikamente të ndryshme antiepileptike, të cilat jepen nga mjeku specialist neuropediatër në bazë të diagnozës. Diagnoza vihet në bazë të anamnezës (Barrë, lindje, histori familjare) ekzaminimi neurologjik (për deficite të ndryshme neurologjike), ekzaminimi elektroencefalografik (EEG) i cili është më i vlefshmi për diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e tyre. Në rast nevoje bëhen dhe ekzaminime imazherike siç janë CT, MRI.
5.Cilat janë shërbimet mjekësore që ofroni në klinikën “Rino”?
Në klinikën ‘Rino’ ofrohen shërbimet e: Neuropediatrisë, Neuropsikiatria e fëmijëve dhe adoleshentëve, EEG e kompjuterizuar për çdo Moshë.
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.