Fëmijët mund të fillojnë aktivitet fizike që në moshën 2 vjeçare.

Sportet më të mira për këtë grup moshë janë Noti dhe Gjimnastika. Në këto sporte zhvillojnë aftësitë motorë. Kështu shpjegon Xheni Kozi, trainere e kombëtares së gjimnastikës dhe pedagoge në Universitetin e Sporteve.

Në një intervistë për Bebja.com, Xheni Kozi thotë se sporti i ndihmon fëmijët të zhvillojnë koordinimin e tyre dhe të ndërtojnë vetëvlerësimin e tyre, gjithçka ka të bëjë me argëtimin dhe fokusimin në lojën iteraktive dhe mirëqenien e tyre sociale.

Duke shtuar se mosha kur fëmija është ende në shkollë fillore, është në përgjithësi e duhura për zgjedhjen e një aktiviteti specifik.

Sipas traineres, sporti tek fëmijët: redukton rrezikun e mbipeshës, rrit aftësitë kardiovaskulare, rrit në mënyrë të shëndetshme kockat, muskujt, ligamentet, tendinat. Gjithashtu përmirëson koordinimin e ekuilibrit, shëndetit mendor dhe aftësitë sociale.

Intervista e plotë:

1. Xheni në cilën moshë duhet që një fëmijë të fillojë aktivitetet fizike?

Fëmijët mund të fillojnë aktivitet fizike që në moshën 2 vjeçare.

Sportet më të mira për këtë grup moshë janë Noti dhe Gjimnastika. Në këto sporte zhvillojnë aftësitë motorë.

Këto sporte i ndihmojnë ata të zhvillojnë koordinimin e tyre dhe të ndërtojnë vetëvlerësimin e tyre, gjithçka ka të bëjë me argëtimin dhe fokusimin në lojën interaktive dhe mirëqenien e tyre sociale.

Po ju rendis disa prej arsyeve perse është e rëndësishme që sporti të niset në moshë të vogël:

•Rritja e aftësive thelbësore motorike

•Lojëra ndërvepruese, duke përmirësuar inteligjencën emocionale

•Koordinimi, forca, fleksibiliteti dhe koordinimi sy-dorë.

•Ndërtimi i besimit, vetëbesimit dhe ndërgjegjësimit për trupin.

•Zhvillon aftësi për të përmirësuar sportet e tjera.

•Ofron ndërveprim social me bashkëmoshatarët.

•Zhvillon forcën , fleksibilitetin, koordinimin, qëndrueshmërinë.

2- Cilat aktivitete sugjeroni për moshat si më poshtë:

-Për grupin 2-5 vjeç?

Gjimnastike dhe Not

-Për grupin 6-7 vjeç?

Atletikë, Gjimnastikë, Not, sporte individuale

-Mbi 8 vjeç?

Sporte individuale do të shtoj dhe mundje, judo, boks, sporte në grup futboll, volejboll, basketboll .

3-Si mund ta mësojnë fëmijën që të jetë pjesë e lojërave të ndryshme? Shembulli që duhet t’i lënë prindërit që fëmija ta imitojë lidhur me aktivitetet fizike?

Mosha kur fëmija është ende në shkollë fillore, është në përgjithësi e duhura për zgjedhjen e një aktiviteti specifik.

Faktori i parë, që duhet marrë në konsideratë, është komoditeti: e kotë të synosh basketbollin nëse fusha është qindra kilometra larg, më mirë një disiplinë tjetër ku mund të shkosh lehtësisht dhe vazhdimisht”. Për më tepër, këshilloj se duhet dëgjuar edhe fëmija për ndonjë pasion të mundshëm: sepse për ta vazhduar rregullisht një aktivitet sportiv, duhet të kesh dëshirë dhe të zbavitesh. Në fund, prindërit, të fiksuar pas ndonjë sporti, mund t’ia propozojnë atë fëmijëve, por ideale do të ishte të provonin aktivitete të ndryshme në dy-tre vitet e para të shkollës. Kjo do të shërbejë që fëmija të zbulojë atë që i pëlqen, duke nxjerrë në shesh talentin e tij.

Këshilloj të mos i ushtroni shumë presion fëmijës duke e detyruar të bëjë gjëra që nuk mundet. Filloni me hapa të vegjël derisa fëmija të jetë i aftë fizikisht të bëjë më shumë.

Mos e shtyni fëmijën të marrë pjesë në aktivitete që nuk dëshiron.

4- Çfarë përfitimi sjell sporti tek fëmijët?

Disa nga përfitimet e shumta të pjesëmarrjes në sport për fëmijët përfshijnë:

-reduktuar rrezikun e mbipeshës

-rritja e aftësisë kardiovaskulare

-rritje të shëndetshme të kockave, muskujve, ligamenteve dhe tendinave

-përmirësimi i koordinimit dhe ekuilibrit

-përfitimet e shëndetit mendor, të tilla si besimi më i madh

-aftësi të përmirësuara sociale

-aftësi të përmirësuara personale, duke përfshirë bashkëpunimin dhe udhëheqjen.

-Reduktimi i pasivitetit mund të jetë më efektiv në arritjen e rritjes së përgjithshme të niveleve të energjisë tek fëmijët

-Ndihmon në trajtimin e sëmundjeve kronike.

-Regjim ushqimore me i kontrolluar dhe gjumë më i mirë.

5- Një pyetje që na ka dërguar një nënë: “Sa kohë duhet të shpenzojë vajza ime 8 vjeçe në aktivitete fizike?”

Unë sugjeroj që të bëjë çdo ditë nga një ore aktivitet fizik, sa më larg lojërave elektronike dhe ushqimeve të konservuara.
Duhet të dilni me vajzën dhe ecje në natyre dhe ta çojë në aktivitete të ndryshme sportive.
Jetesë e shëndetshme nis vetë nga ajo që prindërit transportojnë te fëmijët.

6. Duke qenë se jemi në prag të verës, cilat aktivitete fizike sugjeroni për fëmijët në këtë periudhë?

Unë do të thoja çdo lloj aktiviteti, sporti që fëmijët të ndihen mirë. E rëndësishme është të jene aktiv dhe të ushqehen shëndetshëm.

7. Duam t’ju tregojmë lexuesve se ju Xheni punoni pedagoge në Universitetin e Sporteve dhe me eksperiencë prej shumë vitesh në këtë fushë. Cili është mesazhi juaj për prindërit dhe fëmijët?

Unë e kam nisur sportin e gjimnastikës në moshën 6 vjeçare.

Bëja katër orë në ditë stërvitje ndërsa gjate verës gjashtë orë, ka qene një sakrificë shumë e madhe për mua dhe familjen time që më ndiqte çdo ditë , por synimi ishte më i madh se lodhja.

Sportiste e Kombëtares së Gjimnastikës prej shumë vite tashmë jam Trainere e Kombëtares dhe Pedagoge në Universitetin e Sporteve.

Një këshillë që do t’iu jepja prindërve, nga kontakti që kam çdo ditë shikoj prindër që nuk kohë të merren me fëmijët.
Prindër jeni ju që duhet të edukoni fëmijët me aktivitet fizik dhe ushqim të shëndetshëm dhe ti mbani larg lojërave elektronike që të gjithë sëbashku të rrisim një shoqëri të shëndetshme.

Ndryshimi filloj nga vetë ju.

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.