Keratokonusi është një sëmundje degjenerative që çon në deformim të kornesë që merr formën e një konusi. Nuk dihet me saktësi shkaktari i shfaqjes së sëmundjes por në 8% të rasteve janë faktorët gjenetikë dhe në 92% të rasteve janë faktorët ambiental, ndryshimet hormonale, fërkimet e shpeshta të syve ato që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes. Kështu shpjegon mjekja okuliste Stela Ceca.

Në një intervistë për Bebja.com Stela Ceca thotë se Keratokonusi shfaqet në përgjithësi gjatë adoleshencës dhe më rrallë që në fëmijëri. Ka një tendencë përkeqësimi deri rreth moshës 30 vjeç kur arrihet një stabilitet i kornesë.

Më tej doktoresha tregon se kur ka ndryshime shumë të shpejta të numrit të syzeve atëherë pacienti duhet të drejtohet tek okulisti për të bërë ekzaminime të detajuara të kornesë.

Intervista e plotë

1. Çfarë është Keratokonus? Çfarë e shkakton?

Keratokonusi është një sëmundje degjenerative që çon në deformim të kornesë që merr formën e një konusi. Nuk dihet me saktësi shkaktari i shfaqjes së sëmundjes por në 8% të rasteve janë faktorët gjenetikë dhe në 92% të rasteve janë faktorët ambiental, ndryshimet hormonale, fërkimet e shpeshta të syve ato që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes. Shfaqet në përgjithësi gjatë adoleshencës dhe më rrallë që në fëmijëri. Ka një tendencë përkeqësimi deri rreth moshës 30 vjeç kur arrihet një stabilitet i kornesë.

2. Dr. Stela si mund ta kuptoj një person se ka keratokonus? Cilat janë shenjat dalluese?

Shenjat nuk janë specifike, por në përgjithësi janë ulja e shikimit e cila nuk arrin të korrigjohet me syze, ndjeshmëria e rritur ndaj dritës dhe dhimbje koke. Në përgjithësi prek të dy sytë edhe pse në kohë të ndryshme ndaj shumica e pacientëve paraqiten kur është prekur edhe syri i dytë ose kur stadi është i avancuar.

3. Kur duhet ti drejtohet mjekut?

Në të gjithat rastet kur ka ulje të shikimit që nuk arrin të korrigjohet plotësisht me syze, kur ka ndryshime shumë të shpejta të numrit të syzeve atëherë pacienti duhet të drejtohet tek okulisti për të bërë ekzaminime të detajuara të kornesë.

4. Si trajtohet? Të lutemi! A mund të na tregoni një përvojë të ndonjë pacienti që keni trajtuar së fundmi?

Metoda e trajtimit zgjidhet ne baze te stadit te semundjes dhe moshes se pacientit. Trajtimi me i shpeshte eshte me Kroslinking qe konsiston ne forcimin e kornese nepermjet vitamines B2 dhe rrezatimit me drite UV. Për të përmiresuar shikimin përdoren lentet e kontaktit të forta ose unazat korneale. Në stadet shumë të avancuar pacienti duhet ti nenshtrohet trasplantit të kornese.

Sa me i ri është pacienti aq më shpejtë avancon sëmundja. Eksperienca e fundit është trajtimi i një djali 14 vjeç tek i cili brenda gjashtë muajsh sëmundja u përkeqësua dhe menjëherë u bë trajtimi i tij me kroslinking dhe u arrit stabilizimi i sëmundjes.

Në disa pacient mund të realizohet një trajtim i kombinuar me kroslinking dhe vendosjen e unazave korneale duke mundësuar jo vetëm një frenim të sëmundjes por edhe një shikueshmëri më të mirë.

5. Dr. Stela sa kohë i duhet një pacienti të rikuperohet pas trajtimit të Keratokonusit?

Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është që kemi të bëjmë me një sëmundje progresive ndaj është shumë e rëndësishme të mund ta frenojmë dhe nëse është e mundur të bëhet edhe një korrigjim i numrit me lazer ose me unazat korneale. Sa më shpejtë diagnostikohet sëmundja aq më lehtë mund ta trajtojmë dhe aq më shumë mundësi kemi ti mundësojmë pacientit jo vetëm një frenim të sëmundjes por edhe një shikueshmëri më të mirë. Koha e rikuperimit varet nga trajtimi i bërë. Pacienti duhet të jetë patjetër në ndjekje të vazhdueshme edhe pas trajtimit.

6. Nëse nuk diagnostikohet, a mund të dëmtojë Keratokonusi shikimin?

Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohe keratokonusi mund të çojë deri në humbje të shikimit dhe prishje të strukturës së syrit.

 

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.