1- RAKITI
Është një çrregullim që shkaktohet nga defiçiti i vitaminës D.
Edhe në disa raste të rralla, për shkaqe metabolike të lindura, (intolerancë ndaj glutenit), Vitamina D nuk përthithet në zorrë. Kështu shfaqen shenja të deformimeve kockore.
Fëmijët me sëmundje të mëlçisë, veshkave mund të shoqërohen gjithashtu defiçit të vitaminës D.
2- Shenjat
Fëmija ka djersitje të theksuar, bark të madh, dobësi të muskujve, qëndron ulur me vështirësi.
Fëmija shfaq vonesë dhe çrregullim në daljen e dhëmbëve. Si pasoje e uljes së tonusit muskulor, fëmija qëndron ndenjur me vonesë.
Fontanela e kokës është e gjerë, dhe mbyllet me vonesë.
Ka formim të keq të skeletit të gjoksit, dalje të disa nyjave në pjesët anësore të brinjëve, përkulje të çrregullta të shtyllës kurrizore, ngritja në këmbë është e vonuar, vërehen përkulje të kockave të anësive të poshtme.
3- Vitamina D, e cila merret nga ushqimet, që të bëhet aktive nevojiten rrezet e diellit.
Rrezet ultraviolet kthejnë provitaminën D ( e cila ndodhet nën lëkurë) në vitaminë D.
Nevojitet që fëmijët t’i dërgojmë në plazh për rrezet dhe për ujin e detit I cili ka mjaft mikroelementë të domosdoshëm për forcimin e imunitetit.
4- Fëmijët 0-3 vjeç mund të preken nga RAKITI. Kjo moshë përkon edhe me përfindimin e daljes së dhëmbëve të qumështit.
Kohët e fundit janë shtuar rastet e rakitit të adoleshentit.
Tek disa adoleshentë konstatojmë shtrembërime të shtyllës kurrizore në formën e germës “S” ose shpatulla të kërrusura ( Skolioza, Kifoza)
Kraharori I deformuar bëhet shkak për infeksione të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes, adenoideve etj.
Mjeku i patronazhit do t’ju rekomandojë matjen e vitaminës D në gjak.
Rritja e shpejtë dhe ushqyerja e njëanshme, e favorizojnë shfaqen e këtij çrregullimi.
Profilaksia e rakitit ka dy komponentë:
Ekspozimin në diell të fëmijës.
Marrja e vitaminës D me ushqimet.
5-Roli kryesor i vitaminës D në trup është i lidhur me metabolizmit e kalçiumit.
Nivelet e vitaminës D në gjak mund të ndryshojnë, në varësi
nga mosha, nga sezoni (në verë nivel i lartë, në dimër më i ulët), nga natyra e ushqimit që konsumoni.
6- Para viteve ’90 kemi ndeshur shpesh raste të lehta, por edhe rakit Florid ( forma klasike, me të gjitha shenjat e sipër-përmendura). Këto kanë qenë lidhur me defiçititet në ushqyerje.
Edhe luksacioni coxofemoral tek foshnjat është shenjë e këtij çrregullimi. Tashmë ato trajtohen nëpërmjet terapisë me suplemente të vitaminës D.
Sot, thuajse nuk shohim fëmijë me luxacion të thellë. Subluxacionet trajtohen 100%.
7-Rastet tek fëmijët 0-3 vjeç trajtohen plotësisht me suplemente në vitaminë D
Jepet 500 mcg çdo ditë në mëngjes esëll.
Adoleshentët, nëse nuk trajtohen shfaqin dhimbje kronike të shpinës, duke përfshirë ijet shpatulla të pabarabarta, një zhvendosje të belit dhe trungut anash.
Trajtimi
Trajtimi me fizioterapi.
Këshilla:
Ushqyerja e shëndetshme me mikroelemente (perime), proteina ( bylmet, vezë, mish) është mënyra më e mirë për të patur kocka të forta dhe një jetë të shëndetshme.
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.