Nga Florika Sulejmani-Psikologe

Vetëvlerësimi luan një rol të rëndësishëm në lumturinë e fëmijëve dhe zhvillimin e përgjithshëm . Fëmijët me vetëvlerësim të lart ndihen më të sigurt dhe të aftë për kryer aktivitete të ndryshme. Të paturit vetëvlerësim të lart i bën të ndihen të vlerësuar, duke rritur besimin në vetvete, aftësinë për të performuar, mirëqenien dhe shëndetin e përgjithshëm psikologjik. Ai ndihmon në rritjen e fëmijëve si individë dhe siguron një mbrojtje kundër pengesave dhe dështimeve.

Vetëvlerësimi fillon të formohet që në fëmijëri, prandaj është e nevojshme që prindrit të njihen me disa strategji se si ti ndihmojn fëmijët në rritjen e vetëvlerësimit dhe inkurajimit në mënyr që fëmijët të besojnë në veten e tyre:

-Mësoini gjëra të reja duke i treguar dhe ndihmuar në fillim. Pastaj lëreni fëmijën të bëjë atë që mundet, edhe nëse bënë gabime. Kjo është një pjesë kyçe e zhvillimit të vetëvlerësimit pozitiv. Në këtë mënyrë fëmija juaj do të ketë një mundsi për të mësuar, provuar dhe ndjerë krenarë me veten. Nxiteni vazhdimisht atë të bëjë gjithmonë më të mirën, por shpjegoni se nuk duhet të jetë i përsosur. Askush nuk është!

-Lavdërim: Është e rëndësishme të lavdëroni fëmijën edhe për përpjekjen e tij jo vetëm për rezultatet e suksesshme. Edhe përpjekjet e fëmijës duhen lavdëruar pavarsisht nëse nuk arrin një rezultat të suksesshëm. Duke e lavdëruar fëmijën edhe në përpjekje që ska një rezultat të suksesshëm ju i rrisni ati dëshirën për tu përpjekur edhe pas një dështimi. Me këtë lloj lavdërimi, fëmija bënë përpjekje për gjërat, punonë drejt qëllimeve dhe përpiqet. Kjo e bën atë të ketë më shumë sukses. Thojini fëmijës tuaj “Unë jam krenar për ty që po punon fort për atë projekt.”

-Përqendrohuni në pikat e forta të fëmijës tuaj. Kushtojini vëmendje asaj që fëmija juaj bënë mirë dhe shprehni gëzim tek ai. Sigurohuni që ai të ketë mundësi t’i zhvilloj këto gjëra. Përqendrohuni më shumë në pikat e forta sesa në dobësitë për t’a ndihmuar atë të ndihet mirë me veten. Kjo gjithashtu përmirëson edhe sjelljen.

-Jini të sinqertë me fëmijën: Për shembull, duke i thënë fëmijës se ka luajtur një ndeshje futbolli të mrekullueshme kur e di se nuk e ka bërë, mund të ndihet i zbrazët dhe i mashtruar nga ju. Në vend të kësaj, ju mund ti thoni,

“Edhe pse kjo nuk ishte ndeshja jote më e mirë, unë jam shumë krenar për ty që nuk u dorëzove dhe bëre përpjekjen për ta fituar këtë lojë.” Gjithashtu shoqërojeni me fjalin që i shton vetëvlerësimin: “Nesër, do ta bësh më mirë”.

-Vëjini në dukje gjërat që kanë shkuar mirë. Fëmijët më tepër përqendrohen në atë që shkoi keq, si për shembull të mos ia dalin mirë në një test. Nëse nuk e balancojnë atë me të mirën, ata thjesht do të ndihen keq. Kur dëgjoni fëmijën tuaj të ankohet për veten ose ditën e tyre, kërkojini ati të gjej diçka që shkoi mirë.

Dhe provoni këtë: Çdo natë para gjumit, lërini fëmijën tuaj të thotë të paktën 3 gjëra të mira që kanë ndodhur atë ditë. Së shpejti fëmija do të fillojnë të vërej gjërat pozitive në jetën e tij dhe veten e tij.

-Inkurajoni fëmijës tuaj miqësi të shëndetshme. Mësojini fëmijës se miqtë më të mirë janë ata që i trajtojnë mirë dhe i ngren lart me atë që thonë dhe bëjnë. Fëmija duhet të shmangi njerëzit që veprojnë në mënyra që shkatërrojnë të tjerët. Në vend të kësaj, ai duhet të zgjedhin miq me të cilët mund të jetë vetëvetja dhe që i ndihmojn të ndihet mirë për atë që është. Këshilloje gjithashtu atë që të jetë mik i tillë për të tjerët..

Lëre fëmijën të ndihmojë dhe të japi. Vetëvlerësimi rritet kur fëmija shikon se ajo që bën ka rëndësi për të tjerët. Fëmija mund të ndihmojn në shtëpi, të bëjë një nder për vëllain ose motrën. Të ndihmosh njerëzit e tjerë dhe të bësh vepra të mira rrit vetëvlerësimin.

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.