Ndërtimi i një regjimi të stërvitjes në jetën tuaj do t’ju ndihmojë të qëndroni fit (fizikisht mirë dhe të shendetshëm) edhe nëse jeni shtatzënë. Kjo mund të duket një rrugë e gjatë për momentin, por ardhja në formë mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për lindje!
Provoni një formë të stërvitjes aerobike me ndikim të ulët, të tilla si ecja, vallëzimi, çiklizmi në një biçikletë stërvitjeje ose noti. Këto lloje të stërvitjes vënë në punë zemrën dhe mushkëritë pa i lodhur nyjet.
Noti është veçanërisht i mirë për shtatzëninë. Uji ju bën të ndiheni më të lehta dhe kjo është një stërvitje e shkëlqyer. Gjithashtu mund të lehtësojë ënjtje në këmbët tuaja.
Pilates, sporti qe ju lehtëson nga tensioni nervor dhe lodhja, dhe yoga, janë gjithashtu të mira për t’u praktikuar.
Pilates forcon muskujt kryesorë që mbështesin barkun tuaj dhe legenin.
Yoga mund t’ju ndihmojë të qëndroni të relaksuara gjatë shtatzënisë, si dhe të tonifikuara dhe të zhdërvjellta. Shumica e mësuesve të yogës ju rekomandojmë që të shmangni yogën aktive deri në tremujorin e dytë.
Nëse këto aktivitete nuk duken tërheqëse, ju mund të zgjidhni një stërvitje me pesha, por gjtihmonë duke u konsultuar me mjekun se cila është e përshtatshme për shtatzaninë.
Sa për ushtrimet që duhet të shmangni, mos praktikoni rrëshqitjen në ujë, hipizmin, drejtimin e biçikletës në malore dhe ski, veçanërisht në gjysmën e dytë të shtatzanisë.