Të porsalindurit i përgjigjen prekjeve të caktuara në të njëjtën mënyrë.
Dhe çdo foshnjë e njeh zërin, aromën dhe fytyrën unike të nënës së tij. Për të nxitur trurin e foshnjës suaj, flisni shumë. Duhet të dini që secili fëmijë merr kohën e vetë të zhvillimin, që ndryshon nga ajo e fëmijëve të tjerë.
Fëmijët lindin me reflekse të gatshme
I porsalinduri juaj vjen në jetë me reflekse fizike të forta që i mundësojnë atij të kryejë disa veprimtari që prej lindjes.
– Refleksi Rooting (i kthimit të kokës): Prekni faqen e foshnjës suaj, dhe do të shihni që ai do të kthejë kokën nga ju.
– Refleksi i hapave: Nëse e mbani fëmijën tuaj me këmbët që prekin një sipërfaqe të fortë, ai do të fillojë të bëjë një kërcim të vogël.
– Refleksi i kapjes: Prekni pëllëmbën e dorës së foshnjës suaj dhe ai do të mbyllë gishtat në një kapje.
– Refleksi i thithjes: Vendosni gishtin në gojën e fëmijës suaj, dhe ai do ta thithë me forcën e një fshesë me korrent.
– Refleksi Babinski: Kaloni gishtin në mënyrë të ndjeshme në pjesën e jashtme të shputës së bebit tuaj, dhe gishti i madh i tij do të përkulet përpara ndërsa gishtërinjtë e tjerë të këmbës do të hapen duke u larguar nga njëri tjetri.