Në javët e para pas lindjes, duhet të telefononi ose të shkoni menjëherë tek mjeku nëse vëreni ndonjë nga këto shenja paralajmëruese:
Simptomat mendore ose emocionale
– Ndjeni trishtim të thellë ose dëshpërim.
– Ndjeni ankth ekstrem ose panik.
– Mendoni se nuk jeni në gjendje të përballoni jetën e përditshme.
– Ndiheni të hutuara dhe të shqetësuara. (Sidomos nëse miqtë ose anëtarët e familjes ju tregojnë se po imagjinoni gjëra.)
– Keni mendime për të dëmtuar veten ose fëmijën tuaj.
Simptomat fizike
– Gjakderdhja juaj nuk fillon të pakësohet pas disa ditësh.
– Keni dhimbje të rënda ose të vazhdueshme kudo në bark ose në legenin tuaj.
– Dhimbjet përkeqësohen në vend që të përmirësohen.
– Keni dhimbje që ju zgjasin gjithnjë e më shumë.
– Keni dhimbje të forta ose të vazhdueshme, ose ndjeshmëri dhe nxehtësi në një zonë të caktuar të këmbës suaj, ose një këmbë është më e ënjtur se tjetra.
– Keni dhimbje koke të madhe ose të vazhdueshme që nuk pushon edhe pasi keni marrë një paracetamol apo ibuprofen.
– Nuk shihni mirë, i shikoni gjërat nga dy herë, të paqarta ose të turbullta.
– Shihni njolla ose drita
– Keni vjellje të rënda ose të vazhdueshme, diarre, ose kapsllëk.
– Vendi ku mund të keni bërë mpirjen ju dhemb, është bërë shumë i butë, ose i skuqur.
-Keni skuqje të lëkurës në një pjesë të madhe të trupit tuaj.
Shenjat e infeksionit
– Keni ethe dhe temperaturë më shumë se 37 gradë. Ethet mund të jenë shenjë e diçkaje të vogël, por gjithashtu mund të jenë shenjë e një infeksioni të rëndë.
– Keni skuqje, ënjtje ose rrjedhje në vendin ku jeni prerë.
– Keni dhimbje të mëdha ose të përkeqësuara në vaginë ose në pjesën midis anusit dhe vaginës.
– Keni sekrecione vaginale.
– Keni dhimbje ose ndjeshmëri në një zonë të gjirit tuaj që nuk lehtësohet nga kompresat me ujë të ngrohtë dhe nga gjidhënia.
– Keni enjtje ose skuqje në një zonë, ndoshta të shoqëruar me simptoma të ngjashme me gripin ose ethet.
– Keni shpesh dëshirën për të urinuar por nuk e bëni dot.
– Keni vështirësi të zbrazni plotësisht fshikëzën tuaj. (Do të thotë se ndihet sikur ju duhet të urinoni sërish kur sapo e keni bërë.)
– Keni dhimbje ose djegie kur urinoni.
– Urina juaj është në ngjyrë të errët ose si gjak.
Telefononi ambulancën menjëherë nëse:
– Nuk merrni dot frymë.
– Keni dhimbje gjoksi.
– Nxirrni gjak kur kolleni.
– Keni shumë gjakderdhje.
– Keni shenja shoku. Këto mund të përfshihen ndjeshmëria nga drita, marrja e mendve, dobësia, rrahjet e shpejta të zemrës osetë ngadalta, frymëmarrje e shpejtë ose shumë e ngadaltë, shqetësim ose konfuzionin.