Mund të ndodhë që gjatë kësaj periudhe të ndjeni njëfarë mpirje tek duart e cila mund të shoqërohet edhe me humbjen e ndjeshmërisë tek gishtat, njëfarë dobësimi të duarve, vështirësi në kapjen e sendeve, etj. Kjo mund të shkaktohet nga kryerja e veprimeve të përsëritura me duart, si për shembull puna në kompjuter, qepja, etj.
Gjithashtu ndikojnë edhe hormonet të cilat shkaktojnë një mbledhje të ujrave në gjymtyrë (të cilat fryhen) duke bërë që nervat përkatëse të mos kryejnë funksionin në mënyrën e duhur. Edhe pesha e marrë në shtatzani ka ndikimin e saj.
Zakonisht është një shqetësim që prek gratë në shtatzani dhe fillon duke ndier dhimbje gjatë natës për t’u shfaqur më pas edhe gjatë ditës.
Si të veprojmë kur na mpihen duart apo këmbët?
Nuk këshillohet marrja e kortizonikëve që reduktojnë dhimbjen pasi ndikojnë në zhvillimin e fetusit.
Mund të merren vitamina (grupi B) të cilat kapin radikalet e lira dhe për pasojë mbrojnë qelizat e nervave duke rritur ndjeshmërinë.
Masazhet do të kenë efekte pozitive.
Ndërsa punoni në kompjuter duhet të vendosni pajisje në formë jasktëku specifik në tavolinë për të lehtësuar shqetësimet.
Nëse dhimbja është e madhe dhe nuk lehtësohet duhet të flisni me mjekun. Në disa raste ai mund të ndërhyjë me bisturi për të liruar nervin e bllokuar, gjë e cila kryhet me anestezi lokale brenda një kohe të shkurtër.