1. Qortimet kur bëjnë gabime
Është shumë e rëndësishme të dini të ndani fëmijën nga veprimi. Fëmija yt, ai që ti do do më shumë, bëri diçka që të frustron. Kaq ishte e gjitha. Gabimi juaj ndodh kur ju përveç gabimit përfshini fëmijën tuaj si qënie në të, duke e bëërë kështu të ndihet në faj. Për shembull, nuk keni pse i thoni: “Sa i pakujdesshëm je”, kur fare mië mund t’i thoni “kjo që bëre ishte gjest shumë i pamenduar.”
2. I bëni ata të ndihen përgjegjës për humorin tuaj të keq
Fëmijët janë nga natyra të përqëndruar rreth vetes sepse kështu mund të zhvillohen në mënyrën e duhur. Prandaj, ndodh që shpesh marrin faje edhe për gjëra për të cilat nuk janë përgjegjës. Ata ndihen “të këqinj” edhe për gabimin më të vogël, prandaj tregoni kujdes në mënyrën sesi e adresoni shkakun e humorit tuaj të keq.
Sigurohuni që ai/ajo të di se nuk ka asnjë lidhje me mërzitjen tuaj.
3. Zënka në sy të tyre
Përpiquni t’i shmangni sherret në sy të tyre. Sidomos zënkat që nisin për ta. Për shembull kur fëmija kërkon të shkojë diku, njëri prej jush është dakord ndërsa tjetri refuzon. Nëse debati bëhet në prezencën e tij, me shumë gjasa do të pendohet që kërkoi të shkonte sepse fëmijët nuk dëshirojnë të shohin prindërit teksa debatojnë.
4. Mos i quani “fëmijë të mirë” apo “fëmijë të këqinj”.
Asnjëra prej këtyre epiteteve nuk do t’i ndihmonte. Do të ndiheshin pa mbështetje në afatgjatë dhe do ta kenë thuajse të pamundur të punojnë me ndjenjat dhe emocionet e tyre. Tregoni shumë kujdes me termat që përdorni, sepse pavarësisht qëllimit tuaj, interpretimi i tyre mund të ndikojë negativisht.
5. Ndëshkimet e rënda
Ndëshkimet janë për krimet! Nëse fëmija juaj është treguar agresiv, ka përdorur dhunë apo ka fyer, atëherë sigurisht që meriton të dënohet.
Nuk është efektive të japësh dënime të panevojshme apo të tregohesh radikal me fëmijët sepse kjo do t’i shkaktonte traumë dhe do t’i bënte të ndiheshin shumë në faj.
6. Shmangni debate rreth ndjenjave
Prindërit vazhdimisht duhet të bëjnë biseda ku diskutohen emocionet dhe sjelljet e fëmijëve. Sa më shumë të analizohet incidenti aq më shumë jemi në gjendje për të procesuar se çdarë ndodhi. Pyetini fëmijët, flisni shumë me ta dhe kuptojini pse bën veprimin që bënë.
7. Mos projektoni objektivat tuaja tek to
Nuk është e pazakontë për prindërit që duan të shohin tek fëmijët atë që s’panë tek vetja. Jo vetëm që s’është e drejtë, por i bën fëmijët të mos ndihen mjaftueshëm në rast se nuk e realizojnë qëllimin që në fakt ishte i prindërve të tyre.
8. Mos flisni me superlativa dhe mos krahasoni veten
Bëni kujdes për mënyrën sesi flisni për fëmijët e tjerë. Cilido qoftë qëllimi juaj kur lavdëroni fëmijët e tjerë bëjeni në një mënyrë të tillë që fëmija juaj të mos ndihet sikur s’është mjaftueshëm apo i krahasuar.