Dita e parë e ardhjes së të porsalindurit tuaj në shtëpi është ajo se çfarë keni pritur me padurim përplot 9-muaj. Periudhë e mbushur me emocione të ndryshme, sfida, por mbi të gjitha e paharruar shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Por, çfarë duhet të keni parasysh kur të jeni së bashku me fëmijën tuaj?
Ushqimi, pastërtia dhe gjumi
Të ushqyerit është një nga pikat kryesore të cilës i nevojitet foshnjes suaj. Edhe pse mund të duket e thjeshtë ajo mund të jetë sfiduese. Kjo pasi në mendjen tuaj janë shqetësimet se a jeni duke ja dalur, a po merr mjaftueshëm ushqim bebi nga ju e shumë të tjera.
Të porsalindurit ushqehen shumë më shpesh dhe në sasi të vogla. E foshnja juaj jep sinjale kur ajo ka nevojë për ushqim, si kthimin e kokës anash, nxjerrja e gjuhës jashtë dhe grushtimi i dorës.
Përveç të ushqyerit, edhe pjesa e pastërtisë ka rëndësi të lartë. Sipas, Akademisë Amerikane të Pediatrisë, rekomandohet që tri herë në javë ta pastroni foshnjen tuaj.
Kjo pasi larja e shpeshtë mund të irritojë lëkurën e të porsalindurit tuaj.
Dhe pjesa e tretë i kushtohet gjumit. Në fillim, foshnjeve i’u duhet kohë për t’u adaptuar me gjumin.
“Shumica e foshnjave kanë ndryshuar ciklet e natës dhe të ditës. Do të duhen disa javë që ata të përshtaten plotësisht me orën e zgjimit të ditës.”
Në lidhje me ciklin e gjumit është e rëndësishme të theksohet rreziku i sindromës së papritur të foshnjeve (SIDS). SIDS mund të evitohet kur foshnja flen vetëm në shpinë, në hapësirën e tij të sigurt, pa batanije, jastëk apo gjëra të tjera.