A mund ta mesojmë fëmijën të eci?
Në të vërtetë ky është një proçes që tek fëmijët vjen natyrshëm kur ata janë rreth moshës 10-18 muajsh,është një moment tepër emocionues që nga zvarritjet e para dhe deri kur ata hedhin hapat e parë. Në këtë fazë duhet të jenë prindërit ata që duhet t’i stimulojnë dhe inkurajojnë duke respektuar kohën pa i detyruar dhe pa ushtruar presion mbi ta. Lëvizja në mënyrë të pavarur është arritja më e madhe për një fëmijë. Por si të gjitha gjërat e mëdha duhet përkushtim dhe durim. Por para se t’i kalojë të gjitha këto, rëndësi të madhe ka momenti i zvarritjes.
Ka rëndësi kjo për arsyen se fëmija “braktis” komoditetin e djepit dhe fillon të eksplorojë botën duke lëvizur me këmbë dhe duar. Pastaj ngadalë duke e mbajtur tek duart ai mundohet të hedhë një hap. Por, jo gjithçka është e lehtë si fillim.
Normalisht është diçka që nuk funksionon direkt. Pas gjithë këtyre veprimeve do të numëroni shumë të rrëzuara, shumë britma dhe shumë momete dekurajuese. Por prindërit duhet të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre duke i mbështetur të vegjlit e tyre në të gjitha këto faza. Duhet të jenë prindërit ata që duhet tu krijojnë kushtet e përshtatshme që gjithçka të funksionojë sa më natyrshëm.
Shumë fëmijë fillojnë të zvarriten kur janë 6 muajsh. Në këtë fazë duhet të ketë një terren të lirë, pa pengesa dhe pa rrezik atje ku do e lini të zvarritet. Për ta bërë të mundur këtë duhet të keni një tapet të butë që nuk ja bën të vështirë zvarritjen. Nuk është e nevojshme të alarmohesh nëse fëmija në vend të zvarritjes ecën mbi barkun tuaj. Cdo fëmijë ndjek një proçes personal që e drejton atë të eksperimentojë menyra të ndryshme të lëvizjes. Me pak fjalë, zvarritja është një hap i rëndësishëm por jo thelbësor për të mësuar të ecësh siç duhet.
Por gradualisht fëmijët duhet të fitojnë besimin në veten e tyre dhe të ndihen gati për të ecur vetë.
Në çfarëdolloj momenti dhe pozicioni fëmija ka nevojë për ndihmën e prindërve. Vetëm ata mund ta ndihmojnë në këtë proçes delikat për shkak se e njohin dhe më mirë fëmijën.
Kënaquni kur fëmija qëndron në këmbë
Hapi i parë i tyre është shumë i shkurtër. Ju nuk duhet të prisni që të jetë në gjendje të eci menjëherë. Në radhë të parë ai duhet të mësohet me ekuilibrin. Si fillim ai ecën duke u mbajtur ne vende të ndryshme që ai mund të arrijë, më pas shtyn një lodër dhe zvarritet.
Fëmijët mësojnë të ecin në një mënyrë absolutisht të natyrshme duke respektuar proçesin normal të rritjes. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që prindërit nuk mund ose nuk duhet të ndërhyjnë në këtë proçes. Fëmijët duhet të mbështeten dhe të motivohen në këtë fazë kaq delikate dhe emocionuese. Eshtë bukur të shikosh hapat e parë të fëmijës tënd.
Por çfarë duhet të bëjmë (dhe çfarë nuk duhet të bëjmë) për të mësuar fëmijën të eci?
Siç u shpjegua dhe më sipër, gjatë periudhës që fëmija fillon dhe zvarritet për të ecur prindërit duhet të ndërhyjnë sa më pak. Në këtë mënyrë fëmija merr më shumë siguri në vetvete. Kur fëmija është në gjendje të qëndrojë vetë në këmbë, nevojitet më shumë përkrahje nga prindërit. Ju duhet të jeni shumë të qetë dhe nuk duhet t’i bërtisni asnjëherë.
Rregulli numër një për të ndihmuar një fëmijë të ndërmarrë hapat e parë nuk është të parashikojmë kohën. Nuk duhet ta detyrojmë ta bëjë këtë gjë, nëse ai nuk e dëshiron. Nga ana tjetër, duhet të inkurajohet dhe të vlerësohet për çdo rezultat të arritur. Në këtë fazë mund të përdorni një ‘mashtrim’ për ta shtyrë fëmijën që të ngrihet në këmbë, siç është vendosja e lodrës që i pëlqen në një vend ku ai është i ‘detyruar’ të shkojë ta marrë.