Çifti i njohur i këngëtarëve shqiptarë, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, janë bërë prindër të një vajze. Paraditen e sotme, Eni ka lindur dhe ka sjell në jetë Adean e vogël.
Lajmin e bukur e jep këngëtari dhe kantautori Genc Prelvukaj, i cili shkruan se kjo lindja e Adeas ka sjell festë të madhe e gëzim në shtëpinë e tyre.
“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë”, thotë ai.