Këto ushqime të shëndetshme do t’ju ndihmojnë pasi kanë shumë lëndë ushqyese dhe janë të rëndësishme për shtatzaninë, duke duke përfshirë vitaminën C, acidin folik dhe kalciumin.

Lëng portokalli

Jo vetëm që ky lëng ka përmbajtje të lartë të vitaminës C dhe acidit folik, por është gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, i cili ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, që është një rrezik gjatë shtatzanisë.

Kosi

Kosi është një burim i mirë i proteinave. Gjithashtu kosi ka më shumë kalcium se qumështi dhe gjithashu përmban proteina që zvogëlojnë rrezikun e infeksioneve që janë të zakonshme gjatë kësaj periudhe.

Brokoli

Brokoli është një burim i mirë i kalciumit. Gjithashtu ka në përmbajtje të tij vitaminë C, folate dhe vitaminë B6.

Thjerrëzat

Ashtu si fasulet, thjerrëzat janë një burim i folatit. Janë të pasura me hekur dhe proteina. Gjithashtu nuk ju mungojnë fibrat, të cilat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe hemorroideve.

Fiq

Fiqtë janë të pasur me fibra. Të freskët ose të thatë janë tipike të kësaj stine. Në përmbajtje të tyre ka kalium i cili gjendet më shumë se tek bananet.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.