Heqja e bebelinës nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket, dhe nuk duhet të shpresoni se ja keni dalë për 5, 6 apo 7 ditë!
Ka fëmijë që duan më shumë kohë, ka fëmijë që duan më pak dhe secili paraqet vështirësitë e tij në lidhje me kryerjen e nevojave.
Disa fëmijë kanë vështirësi dhe nuk tregojnë kur kanë nevojë të urinojnë dhe të tjerët kur duhet të defekojnë por e rëndësishme është që ju të kuptoni kur fëmija jep sinjalet që është gati.
Si ta kuptojmë kur fëmija është gati për të kryer nevojat në banjo?
Kalon shumë kohë me bebelinë të thatë. Sidomos nëse zgjohet në mëngjes me një bebelinë të thatë do të ishte koha e duhur për të filluar heqjen. Kjo tregon se ka aftësi të mbajë më gjatë urinën dhe gjatë heqjes së bebelinës do të kryejë më pak nevojat jashtë banjos.
Tregojnë nëse kanë kryer nevojat në bebelinë. Dhe kjo ndodh vërtet! Nëse nuk tregon do të thotë që ende nuk është gati pasi nuk e kupton atë që është duke ndodhur.
Ndonjëherë mund të ndodhë që ai të mos tregojë me fjalë por me veprime, për shembull shkon kryen nevojat në bebelinë në një vend të caktuar në shtëpi.
Mund të ulin dhe ngrejnë vetë pantallonat e tyre. Kjo nuk do të thotë se mund të zbërthejnë zinxhirat apo butonat, prandaj i vishni pantallona që mund t’i heqë vetë për të shkuar në banjo.
Fëmija ndihet krenar pasi arrin të kryejë një veprimtari të caktuar gjë që ka lidhje me zhvillimin e tij.
Në momentin që ai do të jetë në gjendje të ketë këto ndjenja do ta ketë më të lehtë heqjen e bebelinës dhe madje do të ndihen sikur kanë arritur një gjë shumë të madhe!
Fëmija juaj e kupton kur të tjerët kryejnë nevojat në banjo.
Ai fillon të tregojë interes ndaj kësaj. Ju duhet të filloni t’i flisni rreth heqjes së bebelinës dhe në ndihmë mund t’ju vijë edhe fëmija juaj më i madh.