Një problem shqetësues direkt pas lindjes është rrjedhja e madhe e gjakut menjëherë pas lindjes.
Pse ndodh kjo gjakderdhje?
Gjakderdhja e madhe menjëherë pas lindjes ndodh kur barku nuk është “tkurrur mjaftueshëm”, siç duhet të ishte në mënyrë që të mbylleshin venat e gjakut.
Kjo gjendje quhet atonia e mitrës.
Pak para lindjes së fëmijës, barku i nënës tkurret dhe shtyn placentën. Zakonisht mjekët përdorin një injeksion për ta “vënë” nënën në një fazë ku situata mund të menaxhohet. Injeksioni zvogëlon rrezikun e gjakderdhjes së madhe menjëherë pas lindjes.
Zakonisht, femrat humbin rreth 500 ml deri 1000 ml gjak pas lindjes së një fëmije.
Por, shumë gra mund ta përballojnë humbjen e gjakut. Çdo humbje e gjakut prej më shumë se 1000 ml brenda 24 orëve të lindjes quhet PPH (hemorragji Postpartum). Shumica e grave përjetojnë PPH të vogla pas lindjes.
Kur PPH është e rrezikshme?
Nëse humbni më shumë se 1000 ml gjak pas lindjes, mjekët tuaj do të rekomandojnë një trajtim emergjent. Një PPH gjithashtu mund të ndodhë për shkak të një atonie të mitrës, veçanërisht nëse:
Ju përjetoni hemoragjinë antepartum (gjakderdhje para lindjes);
Keni një foshnjë shumë të madhe ose keni binjakë;
Keni placentën shumë poshtë;
Jeni mbipeshë;
Jeni anemike;
Jeni 40 vjeç ose më shumë;
Keni përjetuar një lindje të shkurtër dhe aktive.
Si ta kuptoni që po pësoni hemorragji postpartum?
Ju mund ta kuptoni se jeni duke përjetuar PPH, për shkak të simptomave të këtij problemi si:
Ulje e tensionit të gjakut;
Puls të shpejtë;
Zbehje dhe marrje mendsh.
Mamia zakonisht kontrollon nëse fundusi (pjesa e sipërme e mitrës) është e fortë pasi keni lindur.
Gjinekologu juaj mund t’ju rekomandojë të merrni tableta hekuri për të normalizuar nivelet e ulëta të gjakut. Në raste të rralla, një grua mund të ketë nevojë për transfuzion gjaku.
Arsyet e tjera për gjakderdhje pas lindjes?
Atonia e mitrës (atonia uterine) siç e thamë më sipër është arsyeja pse gratë kanë shumë gjakderdhje pas lindjes, por ka edhe arsye të tjera më pak të zakonshme pse femrat kanë gjakderdhje të madhe dhe këto arsye mund të jenë:
Lëndim gjatë lindjes;
Operacion cezarian.
Hemoragjia normale është e zakonshme pas lindjes, por një hemoragji më e madhe ndodh ndërmjet 24 orëve dhe 12 javëve pas lindjes së fëmijës suaj. Ajo është e rrallë dhe ndodh vetëm në 1 për qind të lindjeve.
Nëse jeni në shtëpi dhe përjetoni rrjedhje të madhe gjaku dhe keni mpiksje brenda 12 javëve pas lindjes së fëmijës suaj, kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj, pasi gjendja mund të çojë në komplikime të mëdha.