Testi i shtatzënisë
Rezultati i një testi shtatzënie mund të ndryshojë jetën tuaj. Ai mund të tregojë se bebushi që ju prisni është duke ardhur, apo t’ju mohojë ekzistencën e shtatzënisë të padëshiruar.
Edhe pse të interpretosh një test shtatzënie është shumë e thjeshtë, shpesh gruaja nga dëshira apo mungesa e saj për një shtatzëni, përpiqet të mos e pranojë atë çfarë paraqitet para saj.
Por si të lexojmë në mënyrën e duhur një test shtatzënie?
Mund të rezultojë:
Test pozitiv. Në këtë rast do të shfaqen dy vija të kuqe (tek shkronja T dhe shkronja C). Në disa raste vija e shfaqur tek shkronja T mund të jetë tepër e zbehtë.
Ky interpretohet si një rezultat pozitiv, por duke qënë se përqëndrimi i hormonit të shtatzanisë beta hCG është i ulët vija shfaqet e tillë (përkon me fillimin e herdhëm të shtatzanisë).
Test negativ. Do të shfaqet vetëm një vijë e kuqe tek shkronja C.
Kur duhet ta bëjmë testin e shtatzanisë?
Momenti më i mirë do të ishte pas një vonese prej më shumë se 2 ditësh të ciklit menstrual, por nëse keni një cikël jo të rregullt mund ta bëni pas rreth 7-8 ditësh (ose më shumë) nga marrëdhënia e pambrojtur.