Infeksionet urinare janë infeksione të shkaktuara nga bakteret në pjesë të ndryshme të traktit urinar: veshkat, ureteret, fshikeza e urinës dhe uretra. Ka një rritje të shfaqjes së tyre tek femrat dhe sidomos tek shtatzënat. Shkaku kryesor i predominimit të shfaqjes në femra është afërsia e rrugëve urinare me anusin dhe organeve genitale. Shtatzania është një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit të këtyre infeksioneve.
Ndër faktorë të tjerë rreziku përmendim:
· Anatomia femërore. Një grua ka një uretër më të shkurtër sesa një burrë, gjë që shkurton distancën që bakteret duhet të kalojnë për të arritur fshikëzën.
• Aktivitet seksual. Gratë seksualisht aktive kanë tendencë të kenë më shumë infeksione urinare sesa gratë që nuk janë aktive seksualisht. Të pasurit e një partneri të ri seksual gjithashtu rrit rrezikun e shfaqjes.
• Lloje të caktuara të kontracepsionit. Gratë që përdorin diafragma si metodë kontraceptive mund të jenë në rrezik më të lartë për shfaqjen e infeksioneve urinare, si dhe gratë që përdorin agjentë spermicide.
• Menopauza. Pas menopauzës, një rënie e estrogjenit qarkullues shkakton ndryshime në traktin urinar duke e bërë më të prekshëm nga infeksionet.
Faktorë të tjerë të rrezikut për infeksionet urinare përfshijnë:
• Anomalitë e traktit urinar. Foshnjat e lindura me anomali të traktit urinar që nuk lejojnë që urina të largohet normalisht nga trupi dhe shkaktojnë grumbullimin e urinës në uretër kanë një rrezik në rritje për infeksionet urinare.
• Bllokimet në traktin urinar. Gurët në veshka mund të bllokojnë urinën në fshikëz dhe të rrisin rrezikun për infeksionet urinare.
• Një sistem imunitar i dobësuar. Diabeti dhe sëmundjet e tjera që dëmtojnë sistemin imunitar mund të rrisin rrezikun nga infeksionet urinare.
• Përdorimi i kateterit. Personat që nuk mund të urinojnë vetë dhe përdorin kateter për të urinuar kanë një rrezik në rritje nga infeksionet urinare. Kjo mund të përfshijë njerëzit që janë të shtruar në spital, njerëzit me probleme neurologjike që e bëjnë të vështirë kontrollimin e aftësisë së tyre për të urinuar dhe njerëzit që janë të paralizuar.
Patologji më të shpeshta infektive të shfaqura në rrugët urinare:
1-Bakteriuria asimptomatike
2-Cistit akut
3-Pielonefriti akut.
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.