Problematikat me të shpeshta që hasen te zemra e fëmijëve janë anomalitë e lindura dhe më pak sëmundjet e fituara gjatë rritjes.
Difektet serioze (keq formimet) të zemrës diagnostikohen që në shtatzëni gjatë kryerjes së kontrollit morfologjik të fetusit nga ana e mjekëve obstetër-gjinekolog. Kontroll i imtesishëm i bëhet bebeve sapo lindin nga mjeket neonatolog të cilët nëse dyshojnë për probleme të zemrës na i referojnë neve për konsultë që orët e para pas lindjes. Kështu shpjegon mjeku kardiopediatër, Albert Koja.
Në një intervistë për Bebja.com Albert Koja shpjegon se Shpeshtësia e anomalive (difekteve) të lindura të zemrës varion 6-10 raste në çdo 1000 lindje gjallë. Këtu përfshihen nga difektet e thjeshta deri në anomalitë më të rënda (komplekse).
Intervista e plotë:
1. Cilat janë problemet më të shpeshta të zemrës tek fëmijët?
Problematikat me të shpeshta që hasen te zemra e fëmijëve janë anomalitë e lindura dhe më pak sëmundjet e fituara gjatë rritjes.
2.Si ta kuptojnë prindërit që fëmija i tyre ka probleme me zemrën? Cilat janë shenjat dalluese tek fëmijët? A janë të lindura apo ky problem shfaqet pas lindjes? Kontrollet e shpeshta mjekësore mund të zbulojnë në kohë problemin e zemrës tek fëmijët. A i sjellin shpesh herë prindërit për vizita mjekësore fëmijët e tyre apo atëherë kur fëmija fillon të qajë ose ankohet?
Difektet serioze (keq formimet) të zemrës diagnostikohen që në shtatzëni gjatë kryerjes së kontrollit morfologjik të fetusit nga ana e mjekëve obstetër-gjinekolog. Kontroll i imtesishëm i bëhet bebeve sapo lindin nga mjeket neonatolog të cilët nëse dyshojnë për probleme të zemrës na i referojnë neve për konsultë që orët e para pas lindjes. Ndërsa sëmundjet e fituara gjatë jetës shfaqen në mosha të ndryshme dhe paraqiten me këto shenja: vështirësi në frymëmarrje, zbehje të lëkurës, lodhje, përgjumje, nxirje të buzëve. Në të gjitha këto raste prindërit duhet ti vizitojnë fëmijët pranë qendrave shëndetësore ku banojnë dhe mjekët aty i vlerësojnë nëse duhet ti referojnë te ne.
3. Dr. Albert a janë të shpeshta rastet e fëmijëve me probleme në zemër?
Shpeshtësia e anomalive (difekteve) të lindura të zemrës varion 6-10 raste në çdo 1000 lindje gjallë. Këtu përfshihen nga difektet e thjeshta deri në anomalitë më të rënda (komplekse).
4. Cila është diagnoza?
Pranë klinikës tonë (Klinikë Mjekësore Koja) kryhen vizitat e përgjithshme pediatrike që në moshën e të porsalindurit deri në moshën 14 vjeç. Konsulta kardiopediatrike. Mbulohen dhe shërbimi i imazherisë (eko) për gjithë moshat. Konsulta kirurgjikale për fëmijë. Kemi obstetrë-gjinekologë, endokrinologë. Të gjithë konsultat bëhen me rezervim.
5. Si trajtohet ky problem?
Mbas konsultës me kardiopediatrin dhe vënies së diagnozës, prindërve i’u rekomandohet kontrolli periodik, mjekimi ose konsulta me kardiokirurgun kur fëmijët kanë nevojë për korrigjim kirurgjikal të difektit.
6.Si duhet të ushqehen fëmijët që kanë probleme me zemrën?
Ushqyerja e fëmijëve me probleme të zemrës varet nga difekti apo sëmundja dhe nga mosha. Fëmijët që janë me ushqyerje me gji duhet të ushqehen më shpesh dhe në sasi më të pakët që të mos lodhen .Fëmijët më të rritur duhet të kenë dietë më hiperkalorike.
7. Të lutemi edhe një mesazh në fund të kësaj interviste?
Sëmundjet e lindura dhe të fituara të zemrës janë plotësisht të trajtueshme kur diagnostikohen në kohë.
Kontrolli i zemrës në javët apo muajt e parë të jetës na siguron për një zhvillim normal të fëmijës.
Të gjithë fëmijët që ushtrojnë aktivitet sportiv impenjativ ju rekomandohet konsultë tek kardiopediatri çdo vit.
Faleminderit!
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.