Shtatzënia është një periudhë gjatë së cilës gruaja përballet me shumë ndryshime dhe përshtatja jo gjithmonë është e lehte. Është mëse normalë që përjetimi i ndjesive të reja të bëhet i vështirë dhe të kemi nevoje për ndihmën e trapistëve.

Gjate periudhës së shtatzënisë mund të ndiheni të mërzitur për një periudhë të gjatë. Mund të përjetoni atake paniku ose frikëra të ndryshme për të gjithë procesin edhe lindjen. Gjithashtu gjatë shtatzënisë mund t’iu rikthehen ngjarje të vjetra traumatike.

Disa këshilla të vlefshme gjatë shtatzënisë:

1. Mos e krahasoni shtatzëninë tuaj me gratë e tjera, çdo eksperiencë është unike.

2. Mos i mbani ndjesitë tuaja për vete, flisni me të afërmit ose me mjekët, ata janë gjithmonë aty për të ndihmuar.

3. Nëse përpjekjet tuaja ju duket se nuk funksionojnë, nisni terapinë perinatale, gjatë shtatzënisë deri në një vit pas lindjes.

4. Provoni ushtrimet e frymëmarrjes nëse ndiheni të mbingarkuar.

5. Beni aktivitet fizik ose ecje në natyrë.

6. Ushqehuni shëndetshëm.

7. Bashkohuni në grupet e grave shtatzëna që të ndani eksperiencat me njëra-tjetrën.

Për tu përshtatur me të gjitha ndryshimet por dhe për të trajtuar problematikat e ndryshme terapia perinatale është shume e këshillueshme.
Duke pasur gjithmonë primar shëndetin mendor, arrini ta kaloni me lehtë të gjithë procesin e shtatzënisë, lindjes dhe mëmësisë.

 

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.