“Në një situatë, ku fëmijët i kërkojnë gjërat duke qarë duhet të ndërtoni kufij të shëndetshëm me to. Ato kanë aftësi të kuptojnë, dhe të testojë limitet tuaja, dhe nëse ju i lejoni ti kapërcejnë, ato do ta bëjnë. Ndihmojini fëmijët, që ti shprehin kërkesat e tyre me fjalë, dhe që të kuptojnë se jo gjithmonë mund ta kenë çdo gjë që duan”.

Kështu shpjegon psikologia Eleni Topi, duke shtuar se nëse i jepni fëmijës diçka kur e kërkon me të qara ai do të marrë mesazhin se mund ta bëjë këtë çdo herë dhe të marrë atë që do. Pra, ju do ta përforconi sjelljen e tij dhe ai do të ketë tendencën ta përsërisë. Prandaj, nuk duhet ti jepni vëmendje të qarës, por të fokusoheni tek ridrejtimi i sjelljes. Për shembull, fëmija mund ta marrë atë që do pasi të jetë qetësuar.

Në një intervistë për bebja.com Eleni Topi thotë se nëse prindërit ja kanë blerë lodrën fëmijës ndërkohë që ai qan ato kanë kontribuar në përsëritjen e ngjarjeve të tilla. Në situata të tjera të ngjashme duhet të marrin në konsideratë shpjegimet e dhëna më sipër.

Intervista e plotë:

1.Pyetja më e shpeshtë që bëjnë prindërit në portalin tonë: “Si të sillem me fëmijën tim që i kërkon gjërat me të qarë?”

Ndjenjat e fëmijëve tuaj janë të rëndësishme, pavarësisht mënyrës se si ato i shprehin.

Në një situatë, ku ato i kërkojnë gjërat duke qarë duhet të ndërtoni kufij të shëndetshëm me to. Ato kanë aftësi të kuptojnë, dhe të testojë limitet tuaja, dhe nëse ju i lejoni ti kapërcejnë, ato do ta bëjnë. Ndihmojini fëmijët, që ti shprehin kërkesat e tyre me fjalë, dhe që të kuptojnë se jo gjithmonë mund ta kenë çdo gjë që duan.

Nëse i jepni fëmijës diçka kur e kërkon me të qara ai do të marrë mesazhin se mund ta bëjë këtë çdo herë dhe të marrë atë që do. Pra, ju do ta përforconi sjelljen e tij dhe ai do të ketë tendencën ta përsërisë. Prandaj, nuk duhet ti jepni vëmendje të qarës, por të fokusoheni tek ridrejtimi i sjelljes. Për shembull, fëmija mund ta marrë atë që do pasi të jetë qetësuar.

Kur të flisni me fëmijët sigurohuni që çdo gjë që ju thoni t’ju shkojë si burim dashurie dhe jo si sulm ndaj tyre.

2. Çfarë tregon kjo sjelle tek fëmijët?

Kjo gjë mund të ndodhë si vazhdimësi, pasi ato i kanë marrë disa herë gjërat duke qarë dhe si rrjedhojë janë përforcuar. Por, në shumë raste mund të jetë edhe një formë vëmendjeje që e kërkojnë nga prindërit.

3. Nëse prindi ndodhet në rrugë ose dyqan lodrash, fëmija fillon të qajë dhe të kërkojë një lodër që t’ia blejnë? Si mund ta qetësojnë? Çfarë duhet t’i thonë?

Prindi mund të zgjedhë t’ja blejë ose jo fëmijës lodrën bazuar në mundësitë që ka, por në rast se vendos që t’ja blejë duhet ta bëjë këtë gjë vetëm pasi fëmija të jetë qetësuar. Do të doja të theksoja se kjo sjellje ka marrë kohë që të formohet, dhe po ashtu do të marrë kohë, edhe që të zbehet. Prindërit nuk duhet të presin që fëmijët të ndryshojë sjellje në mënyrë të menjëhershme vetëm sepse ato i thanë “fjalët e duhura”.

4. Nëse prindërit I kanë plotësuar kërkesën duke I blerë lodrën që ka kërkuar, çfarë duhet ti thonë fëmijës?

Nëse prindërit ja kanë blerë lodrën fëmijës ndërkohë që ai qan ato kanë kontribuar në përsëritjen e ngjarjeve të tilla. Në situata të tjera të ngjashme duhet të marrin në konsideratë shpjegimet e dhëna më sipër.

5. A duhet ti lejojnë të huajt të ndërhyjnë në këtë proces ndërgjegjësimi dhe zhvillimi të fëmijës për veten, qofshin këta edhe gjyshërit?

Prindërit janë “autoriteti” më i rëndësishëm për fëmijët në lidhje me rritjen dhe edukimin e tyre. Asnjë person i huaj nuk mund të ndërhyjë në këtë marrëdhënie. Gjyshërit, padyshim që janë shumë të rëndësishëm, por duhet të tregohen të kujdesshëm, që të mos marrin kompetencat që ju takojnë prindërve dhe të krijojnë konfuzion rolesh.

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.