Lindja e parakohshme(prematur) i referohet rasteve kur fetusi lind para javës së 37-të të shtatzënisë.

Në një intervistë për Bebja.com fizioterapistja Maria Jica shpjegoi se shkaqet kryesor për një lindje të parakohshme janë: këputja e parakohshme e membranimit, anomali anatomike të mitrës, operacioni i mëparshëm i qafës së mitrës, rritja e lëngut amniotik, shtatzëni e shumëfishtë, preeklampsia, vonesa intrauterine e zhvillimit të fetusit, infeksionet, pirja e duhanit nga nëna ose përdorimi i drogës ose alkoolit.

Sipas Maria Jicës prematurët kanë risk të lartë për rreziqe si: vështirësi në frymëmarrje (mushkëritë të pazhvilluara), glukozë të ulët në gjak (hipoglikemia), vështirësi në të ushqyer, zverdhje të lëkurës dhe të bardhës së syve (iktero), temperaturë e ulët (hipotermi).

Prandaj, këta foshnje kanë nevojë për kujdes të veçantë derisa të mund të ushqehen nga goja, të marrin frymë pa mbështetje dhe të ruajnë peshën dhe temperaturën e trupit. Roli i ndërhyrjes së hershme fizioterapeutike në trajtimin e çrregullimeve të zhvillimit me të cilat përballen foshnjat e lindura para kohe është thelbësor. Stimulimi dhe integrimi i fëmijës në përvojat motorike dhe estetike, krijon kushtet e duhura për zhvillimin e tij psikomotorik. Plasticiteti i trurit jep mundësinë e përmirësimit dhe përshtatjes maksimale.

Intervista e plotë:

1. Sipas studimeve rreth 10% e totalit të të sapolindurve vijnë në jetë para kohe (prematurë)? Cilat janë shkaqet?

Lindja e parakohshme(prematur) i referohet rasteve kur fetusi lind para javës së 37-të të shtatzënisë. Shkaqet kryesor për një lindje të parakohshme janë: këputja e parakohshme e membranimit, anomali anatomike të mitrës, operacioni i mëparshëm i qafës së mitrës, rritja e lëngut amniotik, shtatzëni e shumëfishtë, preeklampsia, vonesa intrauterine e zhvillimit të fetusit, infeksionet, pirja e duhanit nga nëna ose përdorimi i drogës ose alkoolit. Faktorët psikologjik luajnë një rol po aq të rëndësishëm dhe rekomandohet që gratë shtatzëna të shmangin stresin e fort emocional.

2. A e kanë të vështirë mbijetesën foshnjat e lindura para javës së 24?

Në bazë të moshës gestacionale, lindja e parakohshme ndahet në kategori si: jashtëzakonisht i parakohshëm(fëmija lind para javës së 28-të të shtatzënisë) shumë i parakohshëm(28-32 javës të shtatzënisë), mesatarisht i parakohshëm(32-37 javës së shtatzënisë).Në ditët e sotme është e mundur që një fëmijë të mbijetojë edhe nëse lind në javën e 24 të shtatzënisë.

Natyrisht, foshnjat e lindura kaq herët kanë nevojë për kujdes të specializuar. Prematurët kanë risk të lartë për rreziqe si: vështirësi në frymëmarrje (mushkëritë të pazhvilluara), glukoz të ulët në gjak (hipoglikemia), vështirësi në të ushqyer, zverdhje të lëkurës dhe të bardhës së syve (iktero), temperaturë anormalisht e ulët (hipotermi). Prandaj, këta foshnje kanë nevojë për kujdes të veçantë derisa të mund të ushqehen nga goja, të marrin frymë pa mbështetje dhe të ruajnë peshën dhe temperaturën e trupit.

3. Cili është roli që keni ju si fizioterapiste lidhur me fëmijët e lindur para kohe? Shumë prindër nuk kanë dëgjuar për trajtimin fizioterapeutik të fëmijëve me këtë vështirësi. A mund të na jepni më shumë informacion lidhur me këtë trajtim?

Një lindje e parakohshme, përveç çrregullimeve afatshkurtra që shkakton dhe që kërkojnë monitorim dhe kujdes të menjëhershëm mjekësor, shkakton edhe çrregullime afatgjata që zhvillohen gjatë zhvillimit të foshnjës, të ashtuquajturat çrregullime neurozhvillimore psikomotomike.

Këto janë paralizë cerebrale e lehtë deri në të rëndë (cp),humbje e rëndë e dëgjimit, humbje e rëndë e shikimit, vonesë e lehtë në të rëndë psikomotorike, asimetri muskulore, hipotomi, mos mbajtja dhe kontrolli i kokës, hipertoni të katër gjymtyrët, paaftësia e qëndrimit ulur në moshën 8 muaj, etj.

Roli i ndërhyrjes së hershme fizioterapeutike në trajtimin e çrregullimeve të zhvillimit me të cilat përballen foshnjat e lindura para kohe është thelbësor. Stimulimi dhe integrimi i fëmijës në përvojat motorike dhe estetike, krijon kushtet e duhura për zhvillimin e tij psikomotorik. Plasticiteti i trurit jep mundësinë e përmirësimit dhe përshtatjes maksimale.

4. Të lutem! A mund të na tregoni një ose dy përvoja lidhur me fëmijët prematurë që keni trajtuar në klinikën tuaj?

Në klinikën tonë kemi trajtuar shumë raste me fëmije dhe bebe premature që vlerësohen me vonesë të zhvillimit motorik ( psh: nuk kontrollon kokën në moshën 8 muajsh). Duke ndjekur një terapi të specializuar dhe të specifikuar për problemet dhe vonesat e fëmijës, me metodat Bobath, NDT dhe CME të neurozhvillimit motorik kemi arritur sukses maksimale në përmirësimin e lëvizjeve motorike të fëmijës.

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.