Një ndër problemet tek fëmijët nuk është vetëm temperatura e lartë, por edhe temperatura e ulët. Lidhur me këtë problem mjekia pediatre Greta Haxhi, shpjegon për Bebja.com se temperatura e ulët, është kur temperatura e trupit të fëmijës, ulet edhe në këtë rast, është nën 35 gradë celsius.

Sipas mjekes, ajo ndahet në hipotermi e lehtë, kur temperatura është 32-35 gradë, e mesme 28-32 gradë dhe forma e rëndë nën 28 gradë.

Shkaktarët e kësaj temperature të ulët, është për shkaqe natyrore, (si mbytja në liqen, det, qëndrimi në borë për një kohë shumë të gjatë), shkaqe medikamentoze, (paracetamoli, dhe ibuprofeni në rastet e virozave që janë edhe forma më e shpeshte tek fëmijët ), në infeksione të rënda në bebe (të porsalindur me sepsis), infeksione urinare, peritonite, shkak tjetër është trauma aksidentale ose jo, dehidrimet, çrregullimet elektrolitike, çrregullimet e funksioneve të tiroides etj. Temperatura, është normale 36.5-37 gradë celsius.

Hipotermia, trajtohet në varësi të formës edhe gradës së rëndesës. Në formën e lehte, që ndodh tek fëmijët, është një temperaturë e cila është zakonisht deri në 35 ose 34.5 (post ibuprofenë ose paracetamol).

Shpesh herë, prindërit pyesin se si ti vijnë në ndihmë fëmijës së tyre kur ka temperaturë të ulët, për këtë pediatria Grea Haxhi thotë se këshilla kryesore, është ndërrimi i rrobave dhe jo vendosje e napave, vendosja e borsave me ujë të ngrohtë, kujdes jo të nxehtë pasi bebi mund të digjet. Jo mbulesa të trasha pasi bëjnë që fëmija të bjeri sërish në djersë, ushqyerje e fëmijës, edhe mos u shqetësoni pasi në ato 34-35 gradë (fëmija është i zbehtë, i ftohtë, i përgjumur) por nuk është urgjencë edhe nuk ka nevojë ta mbash zgjuar fëmijën edhe të shqetësohesh.

Një pyetje që bëjnë prindërit, është se kur duhet ta çojnë fëmijën në spital, në rastin kur ka temperatura të ulët? Mjekia, sugjeron se fëmija duhet sjellë tek mjeku nëse kjo gjendje zgjat mbi një jave, nëse nuk lidhet me shkaqe medikamentoze, edhe nëse fëmija ka vlera nën 34 gradë. Temperatura e ulët në vlerat nën 36.5 gradë, nuk përbën rrezik për fëmijën edhe jetën e tij nëse kjo ulje është deri në 33-34 gradë, (pasi me ngrohjen e fëmijës me borsa ose trup më trup do të rikthehet çdo gjë në normalitet).

Por a ka lidhje, lindja e parakohshme e fëmijës me temperaturën e ulët? Për këtë pyetje, mjekia shpjegon se një bebe që lind prematurë dhe një bebe me peshë nën 2 kilogram, është e rriskuar për të pasur mosfunksionim të sistemit të rregullimit të temperaturës, dhe për të bërë gjendje me temperaturë të ulët, gjendje që i bën shumë shpejt, pas lindjes edhe mbahet në spital dhe inkubator për monitorim.

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.