Mamia Greta Mërtiri në një intervistë për Bebja.com, shpjegon se pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dëmtim të indeve tek foshnja e palindura, veçanërisht në mushkëri dhe tru.
“Monoksidi i karbonit dhe kimikatet e tjera që gjenden tek cigaret, pengojnë foshnjën të marri oksigjen të mjaftueshëm. nënat duhanpirëse janë më të predispozuara për të lindur foshnje me peshë të vogël dhe parakohe.
Përveç problemeve të zhvillimit disa prej këtyre foshnjave mund të kenë dhe probleme me zhvillimin nervor. Lëvizjet e foshnjës janë më të dobëta në mitër për të paktën një orë pas pirjes së çdo cigareje.
Gjithashtu kemi zhvillimi dhe funksionimi të dëmtuar të placentës”, thotë Greta Mërtiri.
Intervista e plotë
1- Çfarë problemesh shkakton duhanpirja gjatë shtatzënisë?
Femrat duhanpirëse kanë vështirësi në konceprimin e një shtatzënie.
Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dëmtim të indeve tek foshnja e palindura, veçanërisht në mushkëri dhe tru, dhe disa studime kanë gjetur një lidhje midis duhanpirjes së nënës dhe buzës së lepurit. Disa studime të tjera kanë gjetur një lidhje midis duhanpirjes dhe abortit, pra është shkak edhe për abort.
2. A mund të kufizojë furnizimin me oksigjen të foshnjës në barkun e nënës? A ndikon tek zemra e foshnjës?
Monoksidi i karbonit dhe kimikatet e tjera që gjenden tek cigaret, pengojnë foshnjën të marri oksigjen të mjaftueshëm.
3. Përveç informacioneve që kemi përmendur më sipër, çfarë problemesh të tjera I kanosen bebushit me pirjen e duhanit? A rrezikohet lindje e parakohshme?
Po, nënat duhanpirëse janë më të predispozuara për të lindur foshnje me peshë të vogël dhe parakohe.
Përveç problemeve të zhvillimit disa prej këtyre foshnjave mund të kenë dhe probleme me zhvillimin nervor. Lëvizjet e foshnjës janë më të dobëta në mitër për të paktën një orë pas pirjes së çdo cigareje.
Gjithashtu kemi zhvillimi dhe funksionimi të dëmtuar të placentës.
4. Disa nëna pyesin në blogun tonë: SI ta lë duhanin? E kam të vështirë?
Si fillim tentohet të hiqet dorë prej duhanit pa medikamente.
Mund të përdoret edhe terapia zëvendësuese në formën e çamçakëzit, spray, inhalator etj, por gjithmonë me këshillën e mjekut.
Duhet gjithashtu të ndryshoj ë mënyrën si ushqehen. Në dietë e varfër në nutrientë nxit dëshirën për nikotinë.
5. Cili është mesazhi juaj për nënat shtatzënë që pinë duhan?
Të arrish një shtatzëni të shëndetshme është si të krijosh një kopësht të bukur e të lulëzuar.
Fillimisht toka duhet të jetë e shëndetshme, më pas fara dhe kujdesi që do keni në vazhdimësi.
Njësoj duhet të jetë edhe trupi juaj para se të ngeleni shtatëzanë dhe gjatë shtatzënisë, i shëndetshëm dhe pa toksina.
Hulumtimet kanë treguar se gjendja ushqyese dhe zakonet e dëmshme të nënës para konceptimit dhe javët e para është një përcaktues i rëndësishëm i rritjes dhe zhvillimit fetal.
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.