Gjatë fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit shumë fëmijë u infektuan nga viroza të ndryshme. Mjekia Pediatre Zerina Sheme tregon se kryefjala e ditës në stinën e tanishme janë virozat.
Sipas Shemes viruset janë mjaft të përhapura në natyre. Ato qëndrojnë mes kufirit te gjallesës dhe të pagjallës.
Në kushte të caktuara paraqesin veti të së gjallës, në kushte të tjera paraqiten si substancë.
Viruset janë organizma sub-qelizorë, që prekin më shumë fëmijët e jetës kolektive kopësht shkolla. Por, edhe foshnjat 0-1 vjeç, të cilët nuk e kanë të formuar mirë imunitetin.
Lidhur me llojet e viruseve që qarkullojnë në vendin tonë, pediatria shpjegon disa prej tyre:
“Virusi respirator sinsicial, hemofilus influenze , gripi i tipit A.
Shenjat
dhimbje e fytit dhe temperatura mesatare ose e lartë.
dhimbje veshi , rrjedhje hundësh, kollë e thatë fyti.
Rrallë mund të ketë të vjella diarre.”
Zerina Sheme tregon edhe komplikacionet e viruseve, ku sipas saj
më i rëndësishëm është bronkioliti i cili shoqërohet me
Wheezing (frymëmarrje me gërhitje, zhurmë)
vështirësi në frymëmarrje.
Ritmi i frymëmarrjes i kalon 60-80/ min
Pulsi arrin në 170 /min.
Vështirësi në të ushqyer
• kongjestion nazal dhe frymëmarrje të shpejtë, të cilat mund të rezultojnë në dehidrim
Nivelet e ulëta të oksigjenit (të quajtura hipoksi), lëkura merr ngjyrë blu (cianozë).
Komplikacionet të tjera janë bronkopneumonia, infeksionet e veshit, më rrallë ato të rrugëve urinare.”
Pediatrja flet për trajtimin dhe diagnozën e virozëve:
“Të gjitha këto përfshihen me një diagnozë të përgjithshme: Infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Trajtimi është simptomatik:
Qetësues të temperaturës.
Në fazën e parë, për fëmijët mbi dy vjeç shurupe të kollës të tipit Rhinostop.
Pas tre katër ditësh kur kolla bëhet me sekrecione rekomandohen Shurup ekspektorant (hollues të gëlbazës)
-Inhalacion me ajër të lagështuar ( avuj dafine), ose solucion fiziologjik me pika në hundë ose nëpërmjet aerosolit .
-E ajrosim dhomën shpesh, ose e nxjerrim fëmijën në ajër të pastër.
Parandalimi
Vaksinimi me të gjitha vaksinat e detyrueshme të sistemit shëndetësor.
Edhe vaksina antigrip këshillohet tanë në fillim Nëntori.
Shëtitjet në ajër të pastër, në parqe të gjelbëruara, lojërat zbavitëse, edhe në stinën e ftohtë janë domosdoshmëri.
Në lidhje me ambientet kolektive: të sëmurët këshillohen të rrinë në shtëpi gjatë ditëve me temperaturë.
Higjiena e mjediseve të përbashkëta si çerdhe, kopshte, shkolla gjithashtu parandalon disa sëmundje që përhapen në komunitet.
Klorinimi i dorezave të dyerve dhe i dyshemeve.”
* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.