“Fizioterapia i ndihmon fëmijët të fitojnë motorikën, të fitojnë modele dhe reflekse të reja, sipas moshës përkatëse.

Kjo vjen me koordinimin dhe komandën e çdo artikulacioni dhe fitimin e balancës. Fitojnë një ton muskulor, dhe ulin spasticitetin. Koha për këto trajtime, është gjithmonë në varësi të fëmijëve, dhe patologjisë që kanë. Mund të variojë nga një muaj, deri në tre ose katër vite.” Tregon mjekja fizioterapiste Maria Jica.

Intervista e plotë:

Si i ndihmon fizioterapia pediatrike fëmijët të arrijnë zhvillimin fizik optimal? Sa kohë nevojitet?

Fizioterapia i ndihmon fëmijët të fitojnë motorikën, të fitojnë modele dhe reflekse të reja, sipas moshës përkatëse. Kjo vjen me koordinimin dhe komandën e çdo artikulacioni dhe fitimin e balancës. Fitojnë një ton muskulor dhe ulin spasticitetin. Koha për këto trajtime është gjithmonë në varësi të fëmijëve, dhe patologjisë që kanë. Mund të variojë nga një muaj deri në tre ose katër vite.

Në Shqipëri fizioterapia pediatrike është pak e zhvilluar dhe e dëgjuar pse ndodh kjo? Ne si media na u desh kohë të gjenim një profesionist të kësaj fushe.

Fizioterapia në përgjithësi është zhvilluar vonë në Shqipëri dhe ka qenë koncepti që fizioterapia është thjesht një masazh që mund ta bëjë kushdo, por jo.

Fizioterapia nuk është masazh, është një shkencë mjekësore specifike e cila trajton çdo patologji si para edhe pas kirurgjisë në çdo moshe.
Kjo është edhe arsyeja se pse vitet e fundit është rritur besimi te figura e profesionistit.

Me marrjen e informacioneve të sakta për efektet e fizioterapisë, interesimi është rritur ndjeshëm.

Në çfarë moshe shfaqet Skoliza te fëmijët? Prek më shumë djemtë apo vajzat? A parandalohet?

Skolioza mund të jetë disa llojesh si: Idiopatike, e trashëguar ose e fituar.

Zhvillohet nga mosha 4 vjeç e sipër dhe është më e shpeshte tek femrat se tek meshkujt. Patjetër që mund të parandalohet nëse ndërhyrja fizioterapeutike fillohet në kohë. Sa më shpejt të nisë rehabilitimi aq më të shpejta dhe pozitive janë rezultatet.

Lexuam që përdorni metodën “Bobath”, teknikën më të specializuar për zhvillimin motorik tek fëmijët? 

Metoda Bobath është një teknikë që trajton zhvillimin neruomuskular.

Kjo teknikë, synon provokimin e përgjigjeve specifike kinestetike.

Nëpërmjet Bobath, mund të fitohet një ton muskulor, koordinimi i saktë i lëvizjeve, rifitimi i ekuilibrit dhe gjithashtu synojmë ngritjen e fëmijës në këmbë. Domethënë, fëmija të fitojë autonomi dhe të eci vet.

* Ky është artikull ekskluziv i Bebja.com, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Bebja.com” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal. 

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.