Doktoresha Emirjeta shëndeti i fëmijëve është prioritet i çdo prindi, prandaj edhe shqetësimi kryesor i tyre është se si duhet të veprojnë në rastet kur fëmija sëmuret, qoftë kur ka ethe, temperaturë, kollë, apo dhimbje barku.

Pra, një pyetje që lind natyrshëm në të tilla rastesh:

Kur një fëmijë duhet të sillet te mjeku pediatër?

1.Mjeku Pediatër ofron ekspertizën, kompetencat e tij janë kryesisht vlerësim të rritjes e
zhvillimit, matje peshë, gjatësi, cirkumferencë e kokës, zhvill psiko- motor.

kujdes, trajtim, parandalim të sëmundjeve grupmosha 0-14 vitet e para të jetës.

Mjekut Pediatër duhet t’i drejtohemi kur kemi një fëmijë 0-14 vjeç: vizitat pediodike tek mjeku
Pediatër realizohen sa më i vogël bebi/ foshnja aq më shpesh duhet të bëj vizitë pediatrike.

I porsalinduri çdo javë gjatë muajit të parë tek mjeku Pediatër Neonatolog 0- 28 ditët e para të
lindjes.
Mandej vizitat vijojnë çdo muaj pranë konsultorit përgjatë vitit të parë të jetës.

Bëhet vl.i rritjes rritja në peshë/ gjatësi, zhvillimit psiko- motor, vl. ushqyerja e foshnjës.
Aplikohet kalendari aktual i vaksinimit.

Pas vitit të parë të jetës vizitat vijojnë 2 herë në vit.

Çdo problematikë apo shqetësim që mund të shfaq një bebe, foshnje fëmijë mirë është të vl.e
konsultohet me një mjek Pediatër.

Me specifikisht : Shikoni për këto shenja dhe simptoma:

Ndryshimet në oreks.

Nëse foshnja juaj refuzon disa ushqime me radhë ose ha keq, kontaktoni ofruesin tuaj të
kujdesit shëndetësor.

Ndryshimet në sjellje.

Nëse foshnja juaj është jashtëzakonisht e përgjumur ose e vështirë për t’u zgjuar, tregoni
menjëherë ofruesit tuaj të kujdesit shëndetësor. Njoftoni ofruesin tuaj të kujdesit
shëndetësor nëse foshnja juaj duket e parregullt ose nëse fëmija juaj po qan më shumë se
zakonisht ose është shumë e vështirë për t’u ngushëlluar.
Kërthizë e butë ose zona genitale.

Kontaktoni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse zona e kërthizës ose penisi i
foshnjës tuaj papritur bëhet e kuqe ose fillon të rrjedhë ose gjakderdhje.

Ethe.

Nëse fëmija juaj është më i vogël se 3 muajsh, kontaktoni ofruesin tuaj të kujdesit
shëndetësor për çdo temperaturë.

Nëse fëmija juaj është 3 deri në 6 muajsh dhe ka një temperaturë deri në 38,9 C dhe duket
i sëmurë ose ka një temperaturë më të lartë se 38,9 C, kontaktoni ofruesin tuaj të kujdesit
shëndetësor.

Nëse fëmija juaj është 6 deri në 24 muajsh dhe ka një temperaturë më të lartë se 38,9 C
që zgjat më shumë se një ditë, por nuk shfaq shenja apo simptoma të tjera, kontaktoni
ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor.

Nëse foshnja juaj gjithashtu ka shenja ose simptoma të tjera – të tilla si një ftohje, kollë
ose diarre – mund të kontaktoni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor më shpejt bazuar në
ashpërsinë e tyre.

Nëse foshnja juaj ka temperaturë që zgjat më shumë se tre ditë, kontaktoni ofruesin tuaj
të kujdesit shëndetësor.

Diarreja.

Kontaktoni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse foshnja juaj ka më shumë se tre jashtëqitje
që janë veçanërisht të lirshme ose të holla.

Të vjella.

Pështyma e herëpashershme, rrjedhja e lehtë e përmbajtjes së stomakut të foshnjës përmes gojës
së tij ose të saj, është normale. Të vjellat ndodhin kur rrjedha është e fortë – duke shtënë jashtë
centimetra në vend që të driblojë nga goja. Kontaktoni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse
foshnja juaj vjell me forcë pas ushqyerjes ose fëmija juaj nuk ka qenë në gjendje të mbajë lëngjet
për tetë orë.

Dehidratim.

Kontaktoni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse fëmija juaj qan me më pak lot, ka dukshëm
më pak pelena të lagura ose ka gojë të thatë. Kontaktoni gjithashtu ofruesin tuaj të kujdesit
shëndetësor nëse njolla e butë e foshnjës suaj duket e fundosur.

Kapsllëk.

Nëse foshnja juaj ka më pak jashtëqitje se zakonisht për disa ditë dhe duket se është në vështirësi
ose nuk ndjen rehat, kontaktoni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor. Nëse mendoni se foshnja
juaj ka kapsllëk dhe fëmija juaj po vjell ose ka një bark të zgjatur, telefononi ofruesin tuaj të
kujdesit shëndetësor.

Ftohjet.

Kontaktoni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse foshnja juaj ka një ftohje që pengon
frymëmarrjen e tij ose të saj, ka simptoma që zgjasin më shumë se 10 ditë, ka dhimbje veshi ose
ka një kollë që zgjat më shumë se një javë.

Skuqje.

Kontaktoni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse një skuqje duket e infektuar ose nëse
foshnja juaj papritmas zhvillon një skuqje të pashpjegueshme – veçanërisht nëse shoqërohet me
ethe.

Rrjedhje/sekrecione te syve.

Nëse njëri ose të dy sytë e foshnjës tuaj janë të skuqur, të fryrë ose që rrjedh mukus, kontaktoni
ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor.

Nëse jeni të shqetësuar për simptomat e foshnjës tuaj, mos hezitoni të telefononi ofruesin
tuaj të kujdesit shëndetësor.

Kur të kërkoni kujdes urgjent ?!

Kërkoni kujdes urgjent për:

Gjakderdhje që nuk mund të ndalet

Helmimi

Konvulsionet
Prerje të mëdha ose të thella ose djegie ose thithje tymi
Lëndime të mëdha të gojës ose të fytyrës

Një dëmtim i kokës që pasohet nga ndonjë ndryshim në vetëdije, konfuzion, një dhimbje
koke e keqe, ndryshime në madhësinë e bebëzës ose të vjella disa herë

Pranë mbytjes

Shenja ose simptoma të tjera që kërkojnë kujdes urgjent përfshijnë:

Vështirësi në frymëmarrje

Pavetëdija, duke vepruar në mënyrë të çuditshme, ose duke u bërë më të tërhequr dhe më
pak vigjilent

Lëkura ose buzët që duken blu ose gri

Dhimbje ose nervozizëm të vazhdueshëm në rritje ose të fortë
Përgatituni për emergjenca paraprakisht duke pyetur mjekun e foshnjës tuaj gjatë një kontrolli se
çfarë të bëni dhe ku të shkoni nëse foshnja juaj ka nevojë për kujdes urgjent.

Mësoni ndihmën e parë bazë, duke përfshirë CPR, dhe mbani në dispozicion numrat e telefonit
dhe adresat e urgjencës.

2. Ethe dhe temperaturë?

2.Ethe dhe temperaturë; realisht janë dy simptoma shenja që shpesh herë përdoren si sinonime të
njëra- tjetrës, apo edhe mbivendosen së bashku për të shprehur një gjëndje infektive/ inflamatore.
Ethet mund të nënkuptojnë edhe të ” dridhurat “/” mornicat” /”të ftohtët” që përhetohen gjatë
rritjes së temp.trupore.

Vete rritja e temp. Trupore përbën një mekanizëm mbrojtës të organizmit ndaj invaduesve të
jashtëm mikro- organizma si p.sh viruse, bactere, myke, protozoa apo parazitë.

Në momentin që trupi ” sulmohet” nga këto mikro- organizma, cili do qoftë ai nga të lartë
përmendurit reagon duke rritur temp.trupre ( rigradon temp.në vl më të larta për të mos lejuar
shumëfishimin e mikro- organizmave).

Rritja e temp.në vetvete nuk lejon shumëzimin e viruseve, bact.etj…frenon infeksionin.
Duhet të heqim një herë e për gjithmonë mitin që temp. e lartë shkakton prob.në zhvillimin e
fëmijëve, dëmton trurin.

Unë shpjegova që temp.është mekanizëm mbrojtës dhe nuk duhet ulur nëse nuk rritet mbi 37.0
tek një foshnje 0-2 muajsh dhe mbi 38.4 tek foshnjat më të rritura.

Temp.e dëmshme për trurin/ neuronet është temp.mbi 41 gradë celsius, e cila shkakton denatyrim
të prot.dhe dëmtim të neuroneve njësia bazë strukturore dhe funsionale e trurit.

Nëse dikur thuhej se temp.e lartë dëmton trurin është referuar kryesisht temp.të larta mbi 40-41
gradë që mund të vijnë si pasojë e ethes infektive në kuadër të një infeksioni të trurit si
Meningite apo Encefalite që shumë vite më parë kanë sjell invaliditete apo fatalitete ndër
grupmoshat pediatrike.

Pra përpara periudhës së antibiotikëve apo vaksinimit.

3.Probleme me sistemin respirator?

3.Shenjat e rrugëve të frymëmarrjes janë lidhura me lokalizimin e infeksionit; në rrugët e
sipërme respiratore apo në rrugët e poshtme.

Fillon që nga tështimat, lotimi i syve, sekrecione nga hundët apo kolla e thatë fillimisht deri tek
kolla me sekrecione/ njomë.

Mund të kemi frymarrje të zhurmëshme, fishkëllima apo stidor.

Ndryshime në thellësi, frekuencë të frymarrjes si polipne, takipne d apo dispnea.

Temp.është prezente e bashkëshoruese në infeksione virale, bacteriale,mykotike apo bacili TBC.
Cianoza / nxirja mavijosja e lëkurës e lokalizuar buzë, duar, këmbë/ akrocianozë apo e
gjeneralizuar në të gjithë trupin.

Shpesh herë mund të kemi takikardi apo shenja të prekjes edhe të traktit tretës si nauze/ të
përziera, të vjella apo diarre.

Po ashtu anoreksia, dhimbjet e kokës, fytit, muskujve apo kockove janë simptoma/ shenja të
infeksioneve.

Inflamacion i lëkurës (Rash)

4. Dhimbjet gjatë urinimit mund të vijnë nga pengesat në zbrazjrn e urinës, kryesisht tek djemtë e
porsalindur që mund të kenë pjesën e uretres së jashtme ku zbrazet fshikëza të mbyllur/
mbuluar me lëkurë. E cila deri diku mund të konsiderohet normale për vitet e para të jetës.
Mund të infektohet dhe mund të shkaktoj ” Fimozë” që kërkon trajtim lokal apo kirurgjikal ”
Circumcisio” Synetllëk.

Mund të kemi edhe Hipospadi, dalja e uretrës së jashtme është më e ulët sesa vëndi normal i saj,
e cila kërkon intervent kirurgjikal korrigjues.

Kujdes! Mos bëni ” përveshjen, me forcë nga jashtë të lëkurës sepse mund të dëmtoni apo
gjakosni.

Tek vajzat dhimbjet gjate urinimit jane shenja te infeksioneve urinare. Tek bebat nuk mund te
vleresohet perceptohet por shenjat mund te jene atipike, mbledhje e kembeve ne bark, grindje, te
qara, temp. prapambeteje ne peshe.

5.Dhimbje gjatë urinimit?

5. Inflamacionet e lëkurës apo rashi shkaktohet si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në lëkurë
nga infeksionet e ndryshme, kryesisht virale. Shfaqen si ‘’pucrra ‘’ te madhesive te ndryshme
duke filluar me mm deri ne cm..urtikaria apo shfaqjet alergjike.
Rashi viral duhet diferencuar nga format apo shkaqet e tjera si ato ; alergjike, bacteriale,
hematologjike, apo dermatologjike.

Kështu rashi viral vjen kryesisht nga infeksionet virale si Fruth, Rubeole, Roseola, Variçelë apo
Variola.

Rashi bacterial kryesisht nga Stafilokoku – Impetigo apo Streptokoku – Skarlatina.

Rashi alergjik mund të shkaqet si Urtikarie, Dermatit atopik, Dermatit kontakti…etj.

Rashi onko- hematologjik vjen nga ndryshimet në formulën e gjakut elementëve të figuruar
qelizave gjakut, trombociteve si psh.Trombocitopenia Idiopatike PTI apo Vaskuliti Schonlein –
Henoch apo Leuçemia limfoide akute .LLA

Karakteristikat si koha e daljes, vendi, madhesia e elemeneteve ne lekure, vendosja/vendndodhja
orientojne mjekun Pediater per Diagnoze,

6. Aktiviteti fizik & folur?

6.Aktiviteti fizik është i lidhur më moshën e bebit/ fëmijës dhe shkon ngushtësisht me zhvillimin
loko- motor ap.kockor dhe muskujve si dhe ne zhvillimim konjitiv të bebit/ fëmijës.

Fillon gradualisht me rritjen dhe zhvillim fitin i forcës, tonusit të muskujve të qafës, trungut,
pelvisit. Me mundësinë e mbajtjes së kokës, qëndrimin ndënjur/ ulur, zvaritjen ecjen këmba –
dorazi ecja duke u mbajtur, ecja e lirë. ( 0-1 vjeç) Ngjitja, zbritja e shkallëve, pedalimi i
biçikletës…2-4 vjeç

Fillon që me qëndrimin mbi bark/ tapet.
Kohë qëndrimi gradualisht nga pak min.duke rritur kohën me rritjen e moshës.
Mandej aktivitete të tjera janë aktivitete e përditshme mjetet pedaluese triçikël, monopatin
grupmosha parashkollore apo sporte të lehta altletikë ose futboll, basketboll për grumoshat
shkollore.

Sigurisht që urbanizimi, era e internetit ka dhënë inpaktet/ efektet e veta mbi zhvillimin fizik,
psiko- motor, konjitiv, të folur duke sjell problematika të ndyshme në fusha të caktuara
zhvillimore. Vonesat në të folur, apo prob.e zhvill konjitiv po vërehen gjithnjë e më tepër.
Kequshqyerja/ obeziteti po ashtu po i lënë vend ndryshimeve në zhvillimin e fëmijëve.

Rediktimi i mjeteve elektronike e ekraneve si dhe orientimi drejt aktiviteteve në natyrë, kënde
lodrash apo aktivitete të tjera si dhe stimulimi të folurit, të kënduarit, muzika që në muajt e
shtatzanizë “Baby Moxart ” ndikon në zhvillimin dhe maturimin e neuroneve.

Të dashur prindër,

po jetojmë kohë të vështira me shumë faktorë ” pengues” me ndikim negative, në rritje dhe
zhvillimin e fëmijëve. Nrdyshimet ushqimore OMGj ushqime të modifikuara gjenetikisht,
pestocide apo stimilante të ndryshëm kanë prekur shëndetin global e po ashtu edhe të fëmijëve.

Tregoni vigjilencë ndaj përzgjedhjes së produkteve cilësore e mos lakmoni cilësi, bollëk ka por
ka pak siguri e cilësi.

Largoni ndikuesit negative ekrane: tel, Hi-pad. Orientoni drejt aktiviteteve në natyrë apo
çerdheve, kopshteve.

BËHUNI SHEMBULLI MË I MIRË PËR FËMIJËN TUAJ !

MOS UDHËZONI FËMIJËN SE SI DUHET TË BËJ NJË GJË, BËJENI BASHKË ME ATË!
MOS ËCNI PËRPARA APO PAS TYRE POR PËRBRI DUKE QËNË SHEMBULLI, NXITJA
E MBËSHTETJA KRYESORE PËR ATA !

DHE MË E RËNDËSISHMJA SHPENZONI KOHË ME ATA….VITET IKIN SHPEJT E NUK
DO TË JENË MË FËMIJË !

DUAJINI, PËRQAFOJINI, PËRKËDHELINI ATA KANË NEVOJË PËR JU !

JANË BEKIMI E PASURIA JUAJ MË E MADHE, KUJDESUNI!

*Dr. Emirjeta KUNIQI, Pediatre, Pedagoge e Shkencave Mjekesore.

/Bebja.com

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.