Pediatria Zerina Sheme, shpjegon se fruthi tek fëmijët, është një sëmundje shumë ngjitëse, sepse përhapet me spërklat e pështymës.
Fëmijët, më të rriskuar nga fruthi, janë ata që nuk janë vaksinuar. Sipas pediatres, shenjat mund të jenë temperatura e lartë, kolla, sekrecionet nga hunda dhe sytë e përlotur.
Në një intervistë për Bebja.com, mjekia tregon se çfarë rrisku ka për gratë shtatzëna që nuk e kanë bërë vaksinën e fruthit dhe nëse mund të lindi fëmija me probleme në këtë rast.
Intervista e plotë:
Pyetje: Çfarë është fruthi dhe si përhapet tek fëmijët?
Fruthi është një sëmundje endemike virale shumë ngjitëse (virulente) që prek kryesisht fëmijët.
Shkaktohet nga një virus i familjes së Paramyxoviridae.
Përhapet me spërklat e pështymës, nga kontakti me sendet që prek i sëmuri.
Pyetje: Cilat janë shenjat dhe sa ditë zgjat?
Inkubacioni: rreth 10- 14 ditë.
Specialistët venë theksin tek fakti se: edhe në periudhën e fshehtë virusi është ngjitës për personat e pa vaksinuar.
Shenjat
temperatura e lartë trupore, zgjat nga 4 deri më 7 ditë.
Në fazën fillestare si shenjë mund të jetë sekrecion nga hunda, kollë fyti, sy të skuqur e të përlotur. Më pas shfaqen pika të vogla e të bardha në mukozën e gojës; (njollat KOPLIK), janë shumë përcaktuese për diagnozën.
Pas disa ditësh shfaqen puçrrat,(ekzantema) kryesisht në fytyrë dhe në pjesën e qafës. Shpejt përhapen nëpër trup, dhe në fund mbulojnë edhe pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve. Kjo zgjat 5 deri më 6 ditë, e pastaj zhduket. Si në çdo infeksion virusal puçrrat janë rrafsh me lëkurën. Kanë ngjyrë rozë të ndezur.
Pyetje: Si mjekohet fruthi dhe sa ditë zgjat kurimi? Si përcaktohet diagnoza?
Diagnoza bazohet në shenjat klinike, në situatën epidemiologjike, analizat laboratorike dhe në testet serologjike.
Në analizë gjaku vërehet leukopeni (numri i rruazave tё bardha tё gjakut ulet).
Pyetje: A mund të kalojë fruthi në pneumoni? Si mund të shmanget pa u rrezikuar jeta e fëmijës?
Një në 20 raste me fruth zhvillon pneumoni , shkaku më i zakonshëm i vdekjes nga fruthi,
Një në 1000 zhvillon encefalit (ënjtje dhe inflamacion të trurit) me paaftësi intelektuale të përhershme.
diarre e rëndë e shoqëruar me dehidrim; infeksionet e veshit, dëmtim i shikimit.
• Trombocitopeni sekondare
Pyetje: Çfarë rrisku ka për gratë shtatzëna që nuk e kanë bërë vaksinën e fruthit? Mund të lindi fëmija me probleme në këtë rast?
Gratë shtatzëna të pavaksinuara më parë, nëse preken nga ky virus në tre muajt e parë të barrës, mund të ndodhë abort spontan ose defekte të lindura në zemër, hidrocefali.
Nuk ekziston trajtim i posaçëm antivirusal kundër virusit të fruthit. Mjekimi është simptomatik. Qetësues të temperaturës, perfuzione, vitamina, shurupe kolle.
Pyetje: Në çfarë moshe duhet të vaksinohet fëmija për fruthin? Dhe për sa kohë arrihet imuniteti?
Mbrojtja aktive kundër fruthit bёhet me vaksinë tё cilёs i nënshtrohen tё gjithё fëmijët, në moshën një vjeç.
Vaksinimi kundër fruthit në Shqipëri bёhet me njё dozё prej 0.5 ml tё vaksinёs sё dobёsuar e cila jepet me rrugё subkutane (nёnlёkurё) nё pjesën e pasme tё krahut si vaksinë e kombinuar fruth+parotitis + rubeolё(MMR).
Rivaksinimi i fëmijëve aplikohet para moshës shkollore.
Së fundmi vihen re raste të shtuara fruthit në botë.
Kjo, sepse personat e pavaksinuar e përhapin infeksionin duke u bërë problem edhe për komunitetin.
Për rastet që kalojnë infeksion nga virusi i fruthit, mbetet imunitet i përjetshëm.
Pyetje: Sa ditë duhet të qëndrojë I izoluar një fëmijë me fruth që të mos infektojë persona të tjerë?
Rastet e prekura nga fruthi karantinohen deri në shërimin e plotë.
-Të lutem, një mesazh për prindërit se si duhet të veprojnë nëse fëmija I tyre është infektuar me fruth?
Doja t’i drejtohesha me një̈ mesazh ndërgjegjësimi të gjithë̈ atyre që hezitojnë̈ të bëjnë̈ vaksinat.
Ndër faktorët stimulues të imunitetit përmendim vaksinat.
Studiuesit e sotëm kanë hedhur poshtë hipotezat që kanë qarkulluar para dy dekadash , se vaksina e fruthit është përgjegjëse për autizmin.
Ndërkohë që ulej numri i vaksinimeve për shkak të frikës nga vaksina, rastet me autizëm shtoheshin në mënyrë të frikshme. Pra, ky fakt, edhe të tjera e hedhin poshtë hipotezën kundër vaksinës.
Bebja.com