“Shkëputja e fëmijës nga prindërit dhe anasjelltas është një nga momentet më delikate në fillimin e kopshtit,” kështu shpjegon logopede Doloreza në një intervistë për Bebja.com

Logopedja tregon se si mund të përshtatet një fëmijë me ndryshimin e ambientit dhe njerëz të rinjë, nga shtëpia në kopësht.

Intervista e plotë:

1.Fëmijët qajnë në ditën e parë të kopështit, si duhet të reagojnë prindërit?

Sigurisht që shkëputja e fëmijës nga prindërit dhe anasjelltas, është një nga momentet më delikate në fillimin e kopshtit. Në momentin që e çoni fëmijën në kopësht, gjithmonë duhet ta përshëndesni atë dhe jo të largoheni fshehur edhe nëse ai do të fillojë të qaj dihet se lotët dhe e qara do të zgjasë vetëm pak çaste.

Gjithashtu, trishtimin dhe mërzitjen, që do të ndjeni në momentin që e lini fëmijën në kopësht nuk duhet ta shfaqni para tyre por të buzëqeshni.

2. Si mund të përshtatet një fëmijë me ndryshimin e ambientit dhe njerëz të rinjë, nga shtëpia në kopësht?

Normalisht që ambjentet e reja duan kohë për tu përshtatur, në këtë rast kopshti. Më të vështirë përshtatjen e kanë fëmijët që shkojnë për herë të parë në kopësht, pasi janë mësuar gjithmonë në ambjentet e shtëpisë me familjarët e tyre.

Disa këshilla të cilat unë do të thoja janë:

▪︎ Tregojini dhe shpjegojini fëmijës se do ta çoni ne kopësht disa ditë më parë dhe i thoni atij se “ky është një nga hapat më të rëndësishëm në edukimin dhe shkollimin e tij në të ardhmen”.

▪︎ I thoni se aty ai do të njoh shumë shokë dhe shoqe të rinj ku së bashku do të mësojnë dhe argëtohen shumë.

3 Pse e frikëson fëmijën e panjohura? A është e shëndetshme kjo?

Jo të gjithë fëmijët reagojnë njësoj nga vendet dhe personat e panjohur. Disa, mund të mos reagojnë fare ndërsa disa të tjerë kanë frikë të takojnë ose të shkojnë në vende të reja. Sigurisht, që frika nuk është e shëndetshme, prandaj prindi gjithmonë duhet te flas me fëmijën se gjatë rritjes ai gjithmonë do të takoj person të rinj dhe do te shkojë në ambjente të reja.

4.Arsyeja pse qan fëmija ditën e parë kur e çojnë në kopësht?

Arsyeja kryesore që fëmijët qajnë ditën e parë kur e çojnë në kopësht është shkëputja nga krahët e mamit dhe babit. Kjo pasi deri në ditën që fillon kopshti ata janë mësuar të jenë gjithmonë bashkë dhe në ambjente të njohura për fëmijën.

5.Mosha kur fëmija duhet të shkojë për herë të parë në kopësht?

Për mendimin tim personal mosha ideale e fillimit të kopshtit është midis 2-3 vjeç.

6.Disa nëna, kur çojnë fëmijën në kopësht largohen fshehurazi ose qajnë sapo dalin nga dera? Cila është mënyra më e mirë? Duhet t’i shpjegojë se mami e lë me edukatoret dhe do të kthehet përsëri ta marrë?

Asnjëherë nuk duhet të largoheni nga fëmija me lot në sy, pasi atëherë atyre iu shtohet edhe më shumë ankthi dhe pasiguria madje në sytë e tyre duhet të jeni të lumtur dhe të qeshur. As fshehur nuk duhet të largoheni, por t’i shpjegoni fëmijës se ai do të qëndrojë të argëtohet pak me shokët / shoqet dhe edukatorja do t’u mësojë atyre gjëra të reja më pas ju do të shkoni ta merrni përsëri.

7.A duhet që nëna të ulet bashkë me fëmijën, të hajë të paktën një vakt në kopësht? A i jep siguri fëmijës kjo gjë?

Personalisht mendoj se fëmija do ta ketë edhe më të vështirë shkëputjen dhe ambjentimin me ambjentin e ri dhe me shokët nëse prindi do të jetë i pranishëm në kopësht .

8. Pse disa thonë sa më vonë ta çosh në kopësht aq më e vështirë është?

Unë do të thoja sa më shpejtë aq më mirë, pasi fëmija përshtatet më lehtë, dhe mëson ta bëjë vet gjithçka rreth kujdesit të tij personal. Sa më e madhe të jetë mosha, aq më e vështirë do të jetë përshtatja në kopësht pasi në shtëpi ai është mësuar të kujdesen familjarët për të.

9. Çfarë pyetje duhet ti bëjnë prindërit fëmijës kur e marrin nga kopështi?

Disa nga pyetjet të cilat mund ti drejtohen fëmijës janë:

▪︎Çfarë keni bërë me shokët dhe shoqet sot ?

▪︎Me kë luajte sot ?

▪︎Çfarë të ka mësuar edukatorja sot ?

▪︎Të pëlqeu ushqimi që hëngre sot ?

10. Si ta kuptojmë që një fëmijë është i tensionuar dhe nuk e ka kaluar mirë ditën në kopësht ?

Prindi është ai i cili e kupton më së miri fëmijën dhe reagimet e tij.

Nëse një fëmijë, i kërkon prindit që të mos shkojë më në kopësht, do të kuptohet që ai nuk ka kaluar një ditë të mirë atje. Ndërsa, nëse fëmija mezi e pret momentin që të shkojë në kopësht, ai është përshtatur shumë mirë si me ambjentin, edukatoret po ashtu dhe me shokët dhe shoqet.

Bebja.com

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.