Çdo prind duhet të jetë i vëmendshëm për të mbrojtur fëmijët nga dielli, në çdo kohë, dhe kjo fillon duke marrë informacionin e duhur mbi mënyrën më të mirë të mundshme se si të mbrojnë fëmijët e tyre nga efektet negative të diellit.

Ja disa këshilla të vlefshme

Foshnjat (0-6 muajsh):

Foshnjat nën 6 muaj duhet të mbahen larg rrezeve të diellit. Arsyeja është se lëkura e foshnjave ka pak melaninë & është shumë e ndjeshme dhe jo e përshtatshme për të aplikuar krem mbrojtës kundra diellit.

Çfarë duhet të keni Kujdes:

Nëse keni foshnje në makinë këshillohet të përdorni mbulesa për dritaret e makinës, kjo për të ndaluar dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose investoni në veshjen e tyre me filma UV.

Bëni shëtitjen tuaj të mëngjesit herët, përpara orës 10 paradite ose pas orës 17.00 pasdite dhe mos harroni asnjëherë të përdorni mbulesë për karrocën e foshnjës tuaj.

Vishini foshnjës rroba të lehta (pambuku) duke u kujdesur që t’i mbuloni krahët dhe këmbët

Zgjidhni një kapele të gjerë që t’i mbulojë foshnjës fytyrën, qafën dhe veshët.

Bebet (6-12 muajsh):

Kjo është mosha që prindërit të fillojnë të aplikojnë te fëmijët krem mbrojtës kundra diellit

Aplikoni në fytyrë dhe trupin e fëmijës tuaj krem mbrojtës kundra diellit me spektër të gjerë, SPF 50. Zgjidhni kremra të cilat janë të prodhuara posaçërisht për fëmijë.

Kremi mbrojtës duhet të aplikohet 30 minuta përpara se fëmija të ekspozohet në diell, dhe duhet të rivendoset çdo dy orë, si dhe pas larjes në det ose nëse ka djersitur.

Fëmijët e moshës parashkollore

Është shumë e rëndësishme dhe është detyra juaj si prindër që të edukoni fëmijët tuaj mbi rëndësinë që ka mbrojtja ndaj diellit.
Përpiquni të merrni një krem mbrojtës kundra diellit me spektër të gjerë me SPF 50. Zgjidhni kremra kundra diellit rezistent ndaj ujit.

Sigurohuni që fëmijët të jenë të mbuluar. Pra vishini bluza pambuku me mëngë të gjata të cilat përveç se janë shumë të rehatshme dhe higjienike, i mbrojnë ata edhe nga rrezet e diellit.

Mos harroni asnjëherë kapelet edhe syzet e fëmijëve dhe gjithmonë mundohuni të zgjidhni kapele të mëdha sepse kështu i mbroni fytyrën, qafën edhe veshët.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.