Ndonëse duhani është rreptësisht i ndaluar gjatë shtatzënisë, është për të ardhur keq që shumë nëna të reja vazhdojnë ta pijnë duke e ditur dëmin që i shkakton fetusit.

Pa parë imazhet, gjithëkush mendon se dëmtimet nuk janë aq të mëdha sa flitet, por teknologjia e fundit e ultratingujve 4D ka bërë të mundur që zhvillimi i fetusit të ndiqet hap pas hapi.

Studimi i kryer së fundmi nga hulumtuesit e Universitetit të Durham dhe Lancaster në Angli u botua në revistën Acta Paediatrica.

20 gra shtatzëna kanë marrë pjesë në studim për një periudhe tre-mujore; katër nga të cilat ishin duhanpirëse dhe tymosnin rreth 14 cigare në ditë.

Efektet e njohura të pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë janë:

Reduktimi i sasisë së oksigjenit ndikon në zhvillimin neurologjik të fetusit.

Redukton frekuencën e lëvizjeve të frymëshkëmbimit duke rezultuar në zhvillimin e vonuar të mushkërive.

Rrit rrezikun e komplikimeve të shtatzënisë
Një në çdo pesë foshnje te lindura nga nënat që pinë duhan peshojnë qindra gramë më pak.

Dyfishim apo trefishim i abortit spontan

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.