Nena

Mire eshte qe deri ne kete moment te keni zgjedhur gjinekologun qe do t’ju ndjeke gjate 9 muajve te shtatzanise.

Nje keshille shume e vlefshme do te jete: nuk ka rendesi nese eshte mjeku me i mire i qytetit, ai duhet t’ju jape besim dhe duhet t’ju beje te ndiheni rehat ne cdo vizite! Mjeku do t’ju beje nje sere pyetjesh dhe ju duhet te pergjigjeni pa fshehur asnje gje.

Mos harroni: nje detaj i vogel i lene menjane, mund te jete nje rrezik per me vone. Normalisht do te keni dhe ju pyetjet tuaja. Mos ngurroni t’ja beni edhe nese harroni dicka ska per tu shqetesuar, thjesht prisni viziten e radhes.

Bebi

Bebi tani eshte rreth 20 mm. Kete jave vendoset nese bebi do te jete djale ose vajze, pasi behet ndarja e gonadeve. Embrioni fillon te levize. Fillojne te formohen kockat dhe gishtat e kembeve.

Binjaket

Nese keni nje shtatzani me binjake ka shume mundesi t’ju fillojne problemet me tretjen dhe shqetesime te tjera gastrointestinal.

Babai

Tremujori i pare eshte mjaft i veshtire per te. Lereni te pushoje sa me shume sidomos ne mengjes. Nderkohe pergatisni nje pjate te shendetshme dhe cojani ne shtrat.

Mos harroni te jeni present ne cdo vizite me mjekun. Pas kesaj nje darke jashte duke folur rreth bebit tuaj qe aq shume e deshironi, do te ishte idealja!

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.