1.Zgjidhni ofruesin e duhur të kujdesit shëndetësor

Ajo që duhet të bëni është të qëndroni në kontakt me një staf të përgatitur për këto situata dhe që e njeh mirë gjendjen tuaj. Nëse po planifikoni të lindni nën jë spital privat, krijoni kontakte me mami që kanë përvojë në lindjet natyrale.

2.Shmangni shtimin në peshë

Të rëndohesh në muajt e fundit të shtatzënisë është normale. Sidoqoftë, sigurohuni që të shmangni kilogramët e tepërta sepse të qenit mbipeshë ju vë në risk para komplikacioneve të caktuara si diabeti apo pre-eclampsia, duke ju sjellë probleme me lindjen natyrale.

3.Lejoni që trupi juaj të shkoje vetë drejt lindjes

Procesi i lindjes është më i lehtë nëse keni pranë dikë që ju jep udhëzimet e duhura. Është një ide e mirë të lejoni trupin të shkojë drejt lindjes në mënyrë natyrale, që është shenja më e mirë se vogëlushi juaj është gati të lindë. Lëvizni, bëni banjë, hani dhe bëni gjëra të tjera pa e pasur mendjen tek ora.

4.Zgjidhni një pozicion të përshtatshëm për lindjen

Disa gra mendojnë se ndihen më mirë nëse lindin në pozicion me shpinë, por nuk rekomandohet. Nëse nuk ndiheni mirë shtrirë, mund të kërkoni ta provoni ulur ose në pozicion të mbledhur.

5. Mbani beben pranë vetes

Është një ide e mirë ta mbani beben pranë vetes pasi ta keni lindur. Kontakti lëkurë me lëkurë promovon rregullimin e temperaturës, ritmin e zemrës dhe të frymëmarrjes së vogëlushit tuaj. Të qenit së bashku në një dhomë do ju ndihmojë të dyve për ta ndjerë akoma më tepër afrimitetin e shumëpritur.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.