Shtatzania nuk ka lidhje vetëm me emocionet e bukura por edhe me problemet shëndetësore që mund të shfaqen gjatë saj, dhe një problem që duhet t’i kushtoni rëndësi është edhe infeksioni i veshkave.

Përse shfaqet infeksioni në veshkat gjatë shtatzanisë?

Ai shfaqet kur infeksioni urinar shtrihet edhe në traktin e sipërm urinar dhe kjo bën që në veshkat të shfaqet unflamacioni. Zakonisht infeksioni shkaktohet nga bakteri Escherichia coli e cila kalon nga fshikëza e urinës drejt veshkave. Kjo bën që aparati urinar të ndryshojë duke qënë se veshkat zmadhohen dhe do të kemi gjithashtu një shtypje të fshikëzës.

Cilat janë shenjat e infeksionit në veshka?

Simptomat mund të jenë të ndryshme:

Dhimbje koke;
Humbje oreksi;
Dhimbje të mëdha barku pas javës së 16 të shtatzanisë;
Temperaturë dhe rritje të djersëve;
Urinë me aromë të keqe;
Të vjella;
Dhimbje në fund të shpinës;
Temperaturë jo e rregullt trupore.
Si trajtohen?

Nga mjeku përshkruhet një terapi me antibiotikë dhe ndërkohë ai monitoron temperaturën e trupit, presionin e gjakut, aftësinë e të urinuarit, pulsing, rrahjet e zemrës si edhe mundësitë për një lindje të parakohshme.

Nëse ju nuk keni përmirësim ai mund të japë gentamicinë duke qënë se mund të jeni rezistente ndaj medikamentit të parë. Më pas do të keni analiza të vazhdueshme të urinës.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.