Edhe gjatë pushimeve duhet të tregoheni të vëmendshëm në lidhje me ushqyerjen e fëmijës, e madje të tregoheni edhe më të kujdesshëm se më parë duke qënë se në stinën e verës fëmija mund të rrezikohet nga dehidratimi, disa ushqime mund të shkaktojnë probleme si marrje mendsh, të vjella etj duke qënë se fëmija më pas hyn në det etj.

Këshillohet që fëmija të ushqehet në hotel
Ushqyerja në mënyrë ideale do të ishte të bëhej në hotel apo në shtëpinë ku po pushoni, kështu ata mund të hanë të qetë dhe nuk do të bezdisen nga temperaturat e larta, nga uji apo rëra.

Në plazh mund të konsumohet diçka mes vakteve dhe kaq.

Mesvaktet duhet të jenë gjithmonë të ndryshme
Ato mund të përmbajnë fruta, një akullore (kryesisht me bazë frutash sepse janë më të lehta), njëherë bukë shoqëruar me diçka që fëmija preferon, shpjegon mjeku pediater në Universitetin e Veronës, Claudio Maffeis.

I thoni “jo” të skuqurave

Nuk duhet të përdorni tek fëmijët tuaj ushqime të skuqura sepse përvecse kanë efekte të tjera negative në shëndetin e fëmijës, janë edhe tepër të rënda pra nuk treten me lehtësi. Përdorni sallatat e orizit, peshkun, mishin, proshutën dhe pjeprin etj.

Pije të freskëta, por mos e ekzagjeroni

Mos harroni t’i jepni fëmijës të pijë mjaftueshëm ujë. Ai mund të konsumojë edhe lëngje frutash të freskëta, por kujdes me pijet me sheqer dhe gaz. Pijet që pi fëmija duhet të jenë të freskëta por jo me akull.

Mos harroni mëngjesin, fëmija duhet të zgjohet herët edhe gjatë pushimeve në mënyrë që të mund të hajë edhe këtë vakt të rëndësishëm.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.