Puçrrat
Rreziku për shfaqjen e tyre ekziston edhe nëse gjithmonë keni pasur fytyrë të pastër. Bëni kujdes me produktet kozmetike për trajtimin e tyre, sepse jo të gjitha mund të përdoren gjatë shtatzanisë. Flisni më parë me mjekun.
Strijat
Me rritjen e fetusit dhe zgjerimin e lëkurës mund të shfaqen edhe strija në bark, vithe, kofshë, gjoks dhe krahë. Tek 90% e grave ato shfaqen në tremujorin e tretë, por nëse gratë e tjera në familjen tuaj i kanë pasur, keni më shumë shanse për t’i pasur edhe ju.
Njollat kafe
Tek rreth 70% e grave shfaqen njolla ngjyrë kafe në fytyrë. Kontakti me diellin i përkeqëson ato. Njollat përgjithësisht zhduken pas lindjes, por ndonjëherë mund të mbeten si shenja të përjetshme.
Hiperpigmentim
Në disa zona të trupit tuaj mund të shfaqet një ngjyrë më e errët e lëkurës. Nëse pikat e krijuara ndryshojnë formë, konsultohuni patjetër me mjekun.
Puçrra që ju kruhen në bark
Zakonisht ndodh në shtatzaninë e parë ose kur prisni më shumë se një fëmijë. Mund të përdorni kremra që të evitoni kruajtjet. Ato do të zhduken pasi të lindni.
Ndryshim i plagëve
Nëse keni plagë apo shenja në lëkurë, gjatë shtatzanisë ato mund të përkeqësohen, ose nga ana tjetër të zhduken. Sigurohuni që nëse merrni trajtime të jenë të padëmshme për fëmijën.
Variçet
Gratë shtatzëna kanë më shumë estrogjen dhe gjak se zakonisht dhe kjo ndikon në vena. Variçet nuk janë të dëmshme dhe zhduken pas lindjes.