Por pas sa ditësh kuptohen shenjat e shtatzanisë?

Në disa gra shenjat e para të shtatzanisë shfaqen rreth një javë pas ngjizjes, në disa të tjera mund të shfaqen disa javë më pas dhe në disa të tjera mund të mungojnë.

Si të kuptojmë shenjat e para të shtatzanisë?

1- Rrjedhje për shkak të ngjizjes
Rrjedhja e gjakut mund të ndodhë pas rreth 5-8 ditësh nga ngjizja dhe mund të jetë një nga shenjat e para të shtatzanisë. Kjo ndodh pasi embrioni fiksohet ne uterus. Rrjedhjet mund të shoqërohen edhe me dhimbje të ngjashme me ato të menstruacioneve.

2- Mungesa e ciklit
Cikli në përgjithësi vjen disa javë pas ovulimit dhe mungesa e tij është një nga shenjat, që shpesh jep sinjal “alarmi” për një shtatzani të mundshme.
Mund të ndodhë që të shfaqet cikli nëse gruaja është shtatzanë?
Po, mund të ndodhë që edhe gjatë shtatzanisë të shfaqen menstruacionet false, në rast se shtatzania sapo është formuar. Por, rrjedhjet e gjakut janë me fluks të pakët dhe me ngjyrë të ndryshme nga menstruacionet.

3- Ndryshim i gjoksit
Tensioni në gjoks si edhe fryrja e tij është një tjetër shenjë e shtatzanisë. Kjo ndodh për shkak të rritjes së nivelit të progresteronit, i cili çlirohet pas pllenimit të qelizës vezë. Ndryshimet në gjoks mund të ndodhin 1-2 javë pas ngjizjes. Edhe thithat e gjoksit mund të ndryshojnë si edhe areolat mund të bëhen më të errëta.

4- Kur shfaqen të vjellat e mëngjesit?
Të vjellat dhe të përzierat shfaqen nga java e 2-të deri në javën e 8-të nga ngjizja dhe në përgjithësi zhduken në fund të tremujorit të parë të shtatzanisë. Nuk duhet të shqetësoheni në rast se nuk keni të vjella, pasi çdo grua është e ndryshme nga tjetra.

5- Lodhje dhe përgjumje
Nëse nuk keni një infeksion apo temperaturë në trup lodhja dhe përgjumja mund të konsiderohen si shenjë shtatzanie.

6- Krampe abdominale
Gjatë javëve të para të shtatzanisë gruaja mund të manifestojë dhimbje të lehta në zonën uterine. Nëse këto dhimbje janë të forta duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut.

7- Dhimbje koke
Dhimbjet e kokës shfaqen shpesh gjatë shtatzanisë, duke filluar nga javët e para. Nëse dyshoni se jeni shtatzanë dhe keni dhimbje koke mos pini asnjë medikament pa u konsultuar më parë me mjekun gjinekolog.

8- Dëshira dhe neveri
Shpesh shijet e gruas ndryshojnë gjatë shtatzanisë. Disa ushqime të dashura mund të bëhen jo më të pëlqyeshme dhe anasjelltas. Shpesh gjatë shtatzanisë gratë preferojnë ushqimet e kripura. Mos e ngatërroni këtë shenjë me atë premenstruale, gjatë së cilës shfaqet dëshira për të ngrënë ushqime të ëmbla.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.