Kemi parë shumë fëmijë që kohët e fundit po lindin me buzën e carë por cfarë është ky problem dhe pse shkakëtohet?

Çfarë është plasaritja ( çarja) e buzës?

Është një hapje(e çarë ) në buzë ose në qiellzë , pra mund të jetë e plotë te dyja pjesët (në buzë dhe në qiellzë ) Këto të çara rezultojnë si pasojë e zhvillimit jo të plotë të buzës ose të palatumit( qiellzës) gjatë fazes së zhvillimit të fëmijës para së të lindë. Buza dhe qielllza zhvillohen në mënyrë të ndarë gjatë 3 mujave të parë të shtatzanisë. Në rastet më të zakonshme të të çarave apo plasaritjeve , ana e majtë dhe e djathtë e buzës nuk bashkohën duke lenë një vijë vertikale të hapur.

Cilat janë shkaqet ?

Për fat të keq ka pak përgjigje për këtë pyetje. Ekzistojnë njerëz në një familje me një problem të tillë dhe ndodh ajo që njihet ndryshe si predispozita gjenetike (gjenet e trashëguara ) duke bërë që fëmija ta trashëgojë atë nga prindërit. Në shumicën e rasteve shkenca hedh poshtë teorinë e predispozitës gjenetike duke kërkuar shkaqe të tjera të mundshme që ndodhin gjatë shtatzanisë , që njihen si shkaqe mjedisore dhe përgjigjet me ekzakte jepen nga një profesionist i fushës.

A mund të ushqehet foshnja në mënyrën e duhur ?

Disa foshnje nuk e kanë aspak një problem të tillë ( të pasurin e të çarës në buze apo në qiellzë) të ushqyerin, ndërsa të tjerat hasin vështirësi. Përdorimi i biberonave ose pozicionimi e foshnjës mirë gjatë kohës së ushqyerjes mund të zgjidhë problemin. Në këto raste, nëna duhet të jetë e orientuar.

A do të jetë problem dalja e dhëmbëve dhe rritja e tyre te foshnja që zotëron një të çarë në buzë apo në qiellzë?

Nëse e çara prek vetem buzën , dhëmbi ndoshta nuk do të pësoje problem.Por nëse e çara ose plasaritja do të arrijë te xhinxhivat ( mishrat e dhëmbëve),foshnja do të ketë nevojë për një kujdes professional nga mjeke ekspertë.

A do të hasë fëmija vështirësi gjatë të mësuarit të të folurit?

Ka vetëm disa përjashtime . Nëse e çara arrin vetëm zonën e buzës , nuk ka gjasa ( si zor) të ketë probleme me të folurin. Por nëse e çara apo plasaritja prek qiellzën atëherë është e nevojshmë që fëmija ti nënshtrohet një kirurgjie riparuese dhe ndjekjes së një terapie për gjuhën e folur.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.