Anemia shfaqet në momentin kur organizmi i gruas shfaq mungesë hekuri, gjë e cila mund të diagnostikohet shumë lehtësisht me anën e një analize gjaku.

Vlerat normale të hemoglobinës janë rreth 12-16 gr/100 ml gjak. Përcaktimi i prezencës së anemisë është shumë i rëndësishëm në mënyrë që gruaja të ketë mundësi të marrë kurën e duhur, kjo pasi gjaku i organizmit të gruas kalon nëpërmjet placentës dhe ushqen fetusin që është në rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm.

Ja cilat janë simptomat e anemisë gjatë shtatzanise?

Shenjat më të shpeshta të mungesës së hekurit gjatë shtatzanisë janë: ndjesia e lodhjes dhe debulesës, zbehja e vazhdueshme dhe gjithnjë në rritje e lëkurës, thonjve dhe buzëve, dhimbje koke, marrje mendsh, temperatura e ulët e trupit, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpeshta ose të çrregullta kardiake, vështirësi në përqëndrim, dhimbje në gjoks, gjendje e vazhdueshme irrituese.

Pra simptomat e anemisë janë të ndryshme ashtu siç janë edhe rreziqet që ajo mbart në veten e saj.
Ja cilat janë rreziqet e anemisë gjatë shtatzanisë
Ndër rreziqet më të mëdha janë lindja e parakohshme e fëmijës si edhe mundësia për të pasur një peshë të vogël trupore në lindje.

Në disa raste gruaja mund të ketë nevojë për transfuzion gjaku pas lindjes, sidomos nëse humbet shumë gjak.

Gjithashtu rritet edhe rreziku për t’u krijuar infeksion pas lindjes si edhe mundësia për t’u shfaqur shenja të depresionit post-partum. Përsa i përket fëmijës, ai mund të ketë probleme me aneminë gjatë fëmijërisë së tij, dhe në rastet më të rënda mund të ketë vonesë në zhvillimin cerebral si në rritje.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.