Të qënit prindër kërkon një përgjegjësi të madhe në marrjen e shumë vendimeve si edhe në bërjen e disa zgjedhjeve, dhe këtu do të përfshihet edhe zgjedhja e bebelinave të duhura.

Cilat janë bebelinat më të mira për bebet?

Nuk është e vërtetë që të gjitha bebelinat janë njësoj, dhe për këtë arsye ju duhet të keni kujdes në momentin që do të bëni blerjen e tyre. Ja çfarë duhet të keni parasysh:

Të gjitha bebelinat në përgjithësi ofrojnë një mbajtje të mirë të urinës dhe feçeve, por ju duhet të keni kujdes në lidhje me mbrojtjen që ato ofrojnë. Nëse lëkura e fëmijës është shumë delikate dhe irritohet menjëherë duhet të përdorni vetëm marka të njohura bebeliash, të cilat janë më delikate për lëkurën. Nëse lëkura e fëmijës është më e tolerushme mund të përdorni edhe bebelina në ofertë, marka e të cilave është më pak e njohur.
Bebelinat me bazë aloe vera janë alternativa më e mirë, sidomos në rast alergjie dhe skuqje.
Bebelina duhet të jetë gjithmonë në masën e duhur, dhe nëse masa do të ishte 1-2 kg më e madhe nuk paraqet asnjë problem. E rëndësishme është që bebelina të mos shtrëngojë asnjëherë barkun e fëmijës.
Si ta kuptojmë kur është masa e duhur?

Vendosni gishtin tregues midis barkut dhe bebelinës, nëse ka pak hapësirë liroheni, nëse kuptoni që nuk keni ku ta lironi më ndryshoni numrin e tyre, pra e merrni një më të madh.

Në rastin personal, mjeku pediatër më këshilloi përdorimin e bebelinave “Pampers Progressi”, kjo pasi sigurojnë një përthithje shumë të mirë të urinës dhe feceve, duke i mbajtur ato larg lëkurës së fëmijës.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.