Cikli im menstrual është shumë i parregullt. Më vijnë periodat njëherë në 3 ose 4 muaj. A kam ende shanse për të ngelur shtatzanë? Dhe si mund të kuptoj cila është koha më e mirë për t’u përpjekur për të konceptuar nëse kam cikël të parregullt?

Shumë gra kanë cikle menstruale jashtë intervalit normal 21 deri në 35 ditë. Ndonjëherë kjo është për shkak të disa problemeve mjekësore, të tilla si sindroma ovariane policistike ose sëmundje që lidhen me tiroiden. Në raste të tjera, nuk ka arsye të qartë për çrregullimet e ciklit.

Nëse tek një grua periodat vijnë njëherë në tre ose katër muaj, ka gjasa që ajo ovulon shumë rrallë, ose nuk ovulon fare. Nëse ndodh ovulacioni, periodat do të vijnë nga 11 deri në 14 ditë pas tij.

Për shembull, te gratë që kanë cikle 28 ditësh, ne e dimë se ovulimi ndodh në ditën e 14. Nëse cikli juaj menstrual ndodh 3-4 herë në vit, ju ovuloni shumë rrallë, por megjithatë ende mund të mbeteni shtatzanë. Megjithatë, është e vështirë të përcaktoni se kur do të ovuloni.

Kur femrat ovulojnë kaq rrallë, është e rëndësishme të shkojnë te gjinekologu për disa arsye.

Së pari, duhet të identifikoni arysen përse ndodh kjo. Diçka e tillë mund të kontrollohet me një provim fizik dhe disa teste të gjakut. Pasi kësaj, mjeku mund të sugjerojë mundësi të ndryshme për t’u përpjekur të ovuloni, si për shembull ilaçet që e nxisin apo metoda të tjera.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.