A keni kohë që përpiqeni të ngeleni shtatzënë?

Ndoshta është momenti të njiheni me arsyet që po ju pengojnë ta bëni këtë dhe ta rregulloni këtë problem.

Shkak nuk mund të jenë vetëm çështjet që kanë të bëjnë me seksin. Disa faktorë të kombinuar kontribuojnë që të mos mbeteni shtatzënë.

Më poshtë ju tregojmë arsyet përse mund të jetë duke ju ndodhur kjo dhe zgjidhjet përkatëse.

Nëse jeni të shëndetshme dhe nëse organet tuaja riprodhuese funksionojnë më së miri, ju keni një probabilitet 25% për shtatzëni gjatë çdo cikli menstrual. Për të gjitha çiftet (ku gratë janë më të reja se 30 vjeç) që po përpiqen të kenë një bebe:

30 për qind do të jetë shansi për të ngelur shtatzënë brenda muajit fillestar (cikli i parë);
75 për qind pas gjashtë muajsh;
85 për qind brenda një viti (12 cikle);
90 për qind pas një viti;
95 për qind pas dy vjetësh;
91 për qind brenda tre vjetëve (36 cikle) (rreth tre vjet).

93 deri 95 për qind brenda katër viteve (48 cikle).

Cilat janë arsyet më të zakonshme pse nuk po ngeleni shtatzëna?

Një numër aktivitetesh të përditshme mund të ndikojnë në shanset e tua për shtatzëni:

Bëni shumë ose bëni pak seks. Seksi është ndoshta nevoja më themelore njerëzore për kënaqësi dhe riprodhim. Dhe, njerëzit janë gjithmonë në ekstrem.

Duke bërë shumë seks: Disa njerëz besojnë se të kryesh shumë marrëdhënie seksuale mund të ndihmojë për të ngelur shtatzënë.

Por kjo nuk mund të jetë gjithmonë e vërtetë pasi të bërit shumë seks mund të shkaktojë probleme të mundshme shëndetësore siç janë lodhja, marramendja, gjunjët e dobët dhe urinimi i shpeshtë.

Jo vetëm kaq por mund të ndodhë që të harxhoni gjithë energjinë tuaj dhe të përfundoni në një gjendje lodhjeje ku më pas nuk do të keni më dëshirë për të kryer marrëdhënie dhe si pasojë do të humbisni mundësinë për të krijuar një bebe.

Duke bërë shumë pak seks: Ju mund të kryeni marrëdhënie seksuale vetëm për të siguruar spermën ose kryeni marrëdhënie vetëm gjatë ovulimit.

Por qëndrimi pa seks për shumë ditë mund të ndikojë në shtatzaninë tuaj. Ju mund të humbni fazën tuaj pjellore gjatë kohës që nuk kryeni marrëdhënie.

Mundohuni të bëni seks shpesh dhe të kujtoni sidomos datat e ovulacionit tuaj. Mbani mend që të mos kryeni marrëdhënie seksuale vetëm për të ngelur shtatzënë pasi nuk mund ta shijoni këtë proces.

Jeni shumë të stresuar. Stresi ndikon në shëndetin tuaj si fizik edhe atë mendor dhe sigurisht ndikon edhe në aftësinë tuaj për të ngelur shtatzënë.

Çrregullime emocionale të tilla si depresioni dhe ankthi mund të ulin nivelet e fertilitetit tuaj.

Ju duhet të jeni të qetë dhe të balancuar ndërsa përpiqeni që të krijoni një shtatzëni. Stresi pengon funksionet e hipotalamusit, të cilat kontrollojnë gjëndrën e hipofizës.

Kjo gjëndër rregullon veshkat, tiroidet dhe vezoret, dhe ndikon në ciklin menstrual duke bërë që të mos keni një cikël të rregullt.

Duhet t’i jepni vetes kohë për të përmirësuar shanset për krijimin e një shtatznie.

Për të mos qenë më të stresuar mund të shkoni tek një psikolog, të bëni yoga për fertilitet, të meditoni ose të bëni ushtrime.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.