Nënat shtatzëna duhet të kujdesen që dieta e tyre të jetë e pasur me nutrientët e duhur që të sigurojnë vlerat ushqimore të duhura për veten dhe për fetusin e tyre.

Ato gjithashtu duhet të kujdesen që organizmi i tyre të jetë i shëndetshëm për ndryshimet që do t’i ndodhin.

Për një shtatzani të shëndetshme, nënat duhet të kenë të balancuara: proteinat, karbohidratet dhe yndyrat, si dhe të konsumojnë shumë fruta dhe perime. Legjendat se kur je shtatzënë duhet të hash për dy, nuk janë të bazuara në shkencë. Një nënë shtatzanë i mjafton të rrisë kaloritë që konsumon gjatë ditës sipas javëve të shtatzanisë.

Frutat dhe perimet

Synoni të hani 5 porcione me fruta dhe perime në ditë. Ato mund t’i merrni në formën e lëngut, të thata apo dhe të freskëta.

Ushqime të pasura me karbohidrate
Ushqime si makaronat, orizi, patatet dhe buka i japin një nëne energjinë e nevojitur për të mos u ndierë e lodhur apo e keputur.

Proteina

Një dietë e shëndetshme me proteina duhet të përmbajë ushqime të detit, pulë dhe vezë. Shumë studime kanë treguar se nënat të cilat nuk konsumojnë ushqime të detit, kanë një rrezik me 53% për të patur një shtatëzani me probleme.

Yndyrat

Këtu duhet të tregohet kujdes, një gruaje shtatzënë nuk i duhet më shumë se 30% e dietës së saj të jetë me yndyra. Një dietë me një përqindje të yndyrave me te larte mund të rezultojë që një fëmijë të ketë probleme me zemrën.

Fibra

Ushqime si bizelet, thjerrëzat, fasulet (bishtajoret) si dhe frutat dhe perimet janë të pasura me fibër. Nënat kanë një predispozitë për të vuajtur nga kapsllëku gjatë shtatzanisë. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se një dietë e pasur me fibër i lehtëson madje lufton krijimin e hemoroideve, që janë të zakonshme ndërkohë që fetusi rritet.

Kalciumi

Bulmetrat si djathi, qumështi dhe kosi janë të pasur me mineralin e kalciumit. Këto lloj ushqimesh janë shumë të nevojshme për nënën dhe fetusin e saj.

Por kalciumin mund ta merrni dhe nga bamjet, brokoli, lakra.

Zinku dhe hekuri

Këto dy minerale janë tejet të rëndësishme për zhvillimin qelizor dhe të funksioneve biologjike si shperberjen e proteinave, tretjen dhe rigjenerimn e qelizave të kuqe. Ushqime si peshku, mishi, orizi, makaronat, qepa, arrat, farat e kungullit, spinaqi, produktet e bulmetit, panxhari etj, janë të pasura me këto dy minerale jete-formuese.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.