Nga Lira Gjika/

Dhuna e asistuar, dhuna e jetuar.

Kur fëmija jeton në mjedis të dhunshëm, automatikisht, ai është i edukuar dhe i asistuar, për të mësuar e bërë të vetën këtë mënyrë të sjelluri. Dhuna në familje quhet “dhunë e asistuar”, pasi ata që duhet ta mbrojnë e ta edukojnë fëmijën, janë të parët që nuk preokupohen për pasojat e sjelljes së tyre.

Ata, nuk preokupohen se çfarë ndjen fëmija. Ata, nëna dhe babai, e shohin fëmijën të trishtuar, të trembur dhe nuk u bën përshtypje, ata vazhdojnë “avazin” e tyre.

Ata, “padashur”, e detyrojnë fëmijën të mësojë e zhvillojë, inatin, urrejtjen, nënvlehtësimin dhe dyshimin për tjetrin. Ata i detyrojnë fëmijët të mos besojnë dot te e mira dhe respekti për veten dhe, se marrëdhëniet me tjetrin ndërtohen e bazohen në besimin reciprok. Këta fëmijë nuk e mësojnë dot të mirën, pasi në shtëpinë e tyre, në familjen e tyre, kjo gjë nuk ndodh dhe nuk praktikohet.

Prindër, mësues, qytetarë që punoni në institucione publike, që e kanë për detyrë mbrojtjen e fëmijës, e keni për detyrë ta shmangni këtë mënyrë, “dhunën e asistuar” edhe pse vetë jeni rritur në këto kushte dhe ju duket normale.

I shkruaj këto rrjeshta pasi shprehja “kush të rreh, të do” është prezente në marrëdhëniet tona me tjetrin. Shumë gra, nëna fëmijësh, durojnë dhunën e burrit dhe më e keqja, e justifikojnë atë, burrin.

Shumë vajza durojnë dhunën e babait dhe të nënës dhe i justifikojnë ata. Shumë motra durojnë dhunën e vëllait dhe e justifikojnë atë. Të gjitha këto gra dhe burra, që ushtrojnë e durojnë dhunë, kanë arrdhur nga familje të tilla. Dhuna është akt i dënuar me ligj dhe nuk duhet justifikuar në asnjë formë.

Për të ndryshuar këtë situatë duhet të fillojmë të mësojmë të zbatojmë ligjin, që e ndalon dhunën, duke fillar nga familja.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.