Sot, ka miliona emra, por si ta gjesh të duhurin për fëmijën tënd, për nipin, mbesën, fëmijën e shoqes etj?

1. Kërko në pemën familjare

Nëse ke dëshirë t’i vendosësh bebit një emër me histori ose që mbart një kuptim të thellë, nuk ka më mirë se të bësh disa kërkime te pema familjare. Sigurisht që emrat e gjyshërve ju i njihni, por ka gjasa që të gjeni ç’po kërkoni tek emri i dikujt që ka jetuar një shekull më parë. Emrat e vjetër janë gjithnjë të lezetshëm për vetë historinë që mbartin.

2. Kontrollo rrotull

Nëse dëshiron që fëmija të ketë një emër që është trend, mjafton t’i drejtohesh internetit për të parë se cilat janë emrat më të pëlqyer në botë ose Shqipëri.

3. Tregohuni të vëmendshëm ndaj emrave të personazheve të famshëm

Personazhe të televizionit, librave dhe filmave mund të jenë një frymëzim i mirë. Para “Game of Thrones”, emri Arya (Aria) nuk ishte shumë i përhapur, por sot është e kundërta. Kjo nuk do të thotë që t’i mbani shpresat te personazhet e ekranit apo librave, megjithatë mos e kushtëzoni veten – frymëzimi mund të vijë nga shumë mënyra.

4. Pyesni

Nëse jeni të pasigurt, pyesni familjarët ose miqtë tuaj në rrjete sociale. Organizoni një festë ku ndër të tjera ndani mendime në lidhje me emrat. Nga ana tjetër, mund ta mbani emrin e bebit sekret deri në përfundim të shtatzënisë nëse doni të shmangni ndonjë koment negativ. Njerëzit e teprojnë ndonjëherë!

5. Lexoni libra

Një pjesë e prindërve blejnë libra me emra bebesh. Mjafton të lexoni për të parë se në cilin emër do t’ju rrahë zemra fort.

6. Sigurohuni që të jetë lehtësisht i shqiptueshëm

Të gjithë njohim dikë, emri i të cilit është i vështirë për t’u shqiptuar. Ndonëse mund të jetë emër cool dhe unik, sigurohuni që fëmija nuk do të përballet gjithë jetën me pyetjen: “Më fal edhe njëherë, si e kishe emrin?”.

7. Thuaje me zë të lartë

Funksionon gjithmonë! Një ditë, engjëlli juaj i vogël do t’ju mërzisë ndaj të gjithë e dimë se do të duhet ta ngrini pak zërin. Pra, sigurohuni që emri të dëgjohet mirë.

8. Mendoni për emrat përkëdhelës/versionet e shkurtuara

Nëse e adhuroni një emër, por s’e duroni dot versionin e shkurtuar të tij, është koha të mendoni për diçka tjetër. Kini parasysh që fëmijët edhe tallen me njëri-tjetrin, ndaj sigurohuni që bebi të mos ketë një emër të ngjashëm me ndonjë fjalë ofenduese.

9. Emra biblik

Nëse jeni të krishterë mund të gjeni emra të personazheve biblike, pavarësisht se mund tu duken të vjetër por shumica e tyre kanë kuptime që lidhen me besimin.

10. Emra shqiptar

Nëse jeni duke kërkuar emra shqip, ju ftojmë të lexoni në portalin tonë kategorinë “emra shqip”. Në këtë kategori mund të gjeni me qindra emra shqiptarë sipas alfabetit, mbi së gjithash shpjegohet kuptimi që ka çdo emër.

*kliko këtu për emra shqip

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.