Një 6-vjeçar ka plagosur mësuesen në një shkollë fillore në Virxhinia. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 14:00 me orën lokale (19:00 GMT).

Vazhdon të mbetet e paqartë se si e ka marë fëmija armën por zoti Drew thotë se aksidenti nuk ishte aksidental.

Mësuesja emri I së cilës nuk është bërë I ditur thuhet se është rreth të 30-ave , ka mbetur me lëndime të rrezikshme për jetën. Ajo është dërguar menjëherë në një spital lokal dhe po monitorohet nga afër nga mjekët.

Zyrtarët thanë se shkolla me 550 nxënës kishte paisje për zbulimin e metaleve dhe se nxënësit u kontrolluan në mënyrë rastësore. Policia tha se I mituri kishte përdorur një pistoletë ,pa pranuar të emërtojë saktësisht armën e përdorur.

Dr George Parker, shef I distriktit të shkollës tha se zyrtarët do të shohin çdo rast që mund të ketë ndodhur që çoi ne këtë incident. “Kjo është e tmerrshme diçka e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë. Ne duam të sigurohemi që asgjë e tillë të mos ndodhë përsëri” shtoi ai.

Ai u zotua se nxënësve dhe prindërve do tu ofrohet mbështetje për ti ndihmuar të përballen me ngjarjen traumatike dhe se shkolla do të mbyllej të hënën.

Kryebashkiaku Phillip Jones shprehet “të shtënat shënuan një ditë të errët për Newport News. Ne do të mësojmë nga kjo dhe do të kthehemi më të fortë”.

Glenn Youngkin guvernatori I Virxhinias tha se ai u kishte ofruar ndihmë zyrtarëve lokalë dhe shtoi se administrata e tij ishte gati të ndihmonin në çdo mënyrë që mundeshin.

“Une po vazhdoj të monitoroj situatën dhe po lutem për sigurinë e vazhdueshme të të gjithë studentëve dhe komunitetit”,shkruan ai ne twitter.

Newport News është një qytet me rreth 180,000 njerëz dhe ndodhet rreth 70 milje (112km) në jug të kryeqytetit të shtetit Richmond.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.