Dalja e dhëmbëve shoqërohet me shqetësime për fëmijën tuaj të vogël, madje aq sa dhimbjet ta zgjojnë gjatë natës. Tek shumica e fëmijëve, dhëmbët fillojnë të dalin rreth 6-10 muajsh, prandaj në këtë periudhë përgatituni për shqetësime, dhimbje e të qara gjatë natës.

Si të qetësojmë mishrat e dhëmbëve kur fëmijës i dalin dhëmbët?

Nëse mendoni se fëmijës i dhembin mishrat e dhëmbëve, mund t’ja zbusni duke vendosur gishtin tuaj të ftohtë, ose ndonjë napë të ftohur më parë, e cila do të lehtësojë dhimbjen përkohësisht.

Nëse dëshironi të përdorni një xhel farmaceutik, sigurohuni që të ndiqni me kujdes udhëzimet në paketim. Xhelët e dhëmbëve të foshnjave përmbajnë një anastezik lokal që përkohësisht bllokon dhimbjen që nervat dërgojnë në tru. Gjithashtu përmbajnë një antiseptik të butë që vret një shumëllojshmëri të baktereve që mund të infektojnë mishrat e dhëmbëve.

Mbani mend se xheli nuk do të qëndrojë aty ku ju dëshironi për një kohë të gjatë. Gjuha dhe pështyma e foshnjës mund ta largojnë atë.

Ju mund t’i jepni fëmijës edhe paracetamol ose ibuprofen për të qetësuar dhimbjet.

Por kini kujdes sepse shpesh infeksionet e veshit ngatërrohen me daljen e dhëmbëve. Nëse fëmija juaj ka ethe ose ndonjë shenjë tjetër, çojeni tek mjeku.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.