Një shqetësim shumë i madh për të gjitha familjet me fëmijë të vegjël është fakti se ata shpesh zbulohen natën nga të gjitha batanijet apo nga jorgani që mund të kenë sipër.

Sigurisht që kjo është dicka jo shqetësuese nëse ndodh gjatë një nate jo të ftohtë, por duke pasur parasysh se po afron dimri, duhet të marrim masat e duhura për ta mbrojtur fëmijën nga i ftohti, i cili gjatë natës bëhet edhe më i ashpër.

Ndonjëherë kjo nënave mund t’ju duket si dicka e pamundur, pasi pavarësisht se mund të zgjohen shpesh gjatë natës, fëmija zbulohet sërish brenda pak minutash.

Megjithatë, duke marrë parasysh se nëna nuk mund të qëndorjë gjithë natën në këmbë për të parandaluar diçka që në të vërtetë nuk mundet, kemi menduar t’ju japim disa këshilla për të pasur nën kontroll situatën.

1. E vishni fëmijën më trashë

E keni provuar të vendosni mirë batanijet e fëmijës në anësoret e krevatit?

Ky është një veprim që për disa nëna edhe pse e bëjnë nuk mund të ketë dhënë rezultat megjithatë ne ju këshillojmë trë provoni sërish, ndoshta duke përdorur një batanije më të madhe e cila do të puthitet më mirë në anësoret e krevatit. Nga ana tjetër ju duhet të përpiqeni t’i vishni fëmijës edhe një bluzë tjetër krahas pizhamave, e cila do të bëjë që fëmija edhe nëse zbulohet për një moment të mos ndiejë shumë të ftohtë.

2. Mbajtëset e batanijeve

Në dyqanet e aksesorëve të bebeve mund të gjeni edhe mbajtëse të posacme për batanijet e fëmijëve, të cilat kanë një çmim shumë ekonomik dhe pengojnë në mënyrë të përkryer heqjen e batanijes apo jorganit nga ana e fëmijës.

3. Batanija “thes”

Ekzistojnë disa batanije të posacme për të future brenda fëmijën e vogël, e cila edhe pse fëmija mund të lëvizë shumë gjatë natës, i siguron atij ngrohtesi maksimale.

Këto janë në përgjithësi ato çfarë ne ju këshillojmë në lidhje me mënyrën që duhet të përdorni për të mbrojtur fëmijën nga i ftohti ndërsa është duke fjetur gjumë.

Ju duhet të keni parasysh se nuk duhet të keni tendencën ta mbuloni atë sa më shumë pasi do të favorizoni djersitjen, do ta bëni të ketë një gjumë të parehatshëm si edhe nuk do të lejoni zhvillimin e aftësisë së termorregullimit.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.