Dëgjimi i foshnjes suaj zhvillohet jashtëzakonisht herët në shtatzëni. Si rezultat i kësaj, foshnja juaj është e ekspozuar nga tingujve të jashtëm shumë më herët sesa ju mendoni.

Duke filluar rreth javës së gjashtë të shtatzënisë, qelizat brenda kokës së fetusit tashmë kanë filluar të formohen në inde unike që përfundimisht do të jenë truri, fytyra, veshët, sytë dhe hunda shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Në javën e nëntë, do të formohen veshët, dhe gradualisht do të lëvizin në vendin e duhur.

Rreth javës së 16-të, fetusi juaj është në gjendje të identifikojë tingujt, si rrahjet e zemrës suaj, zhurma e ajrit që hyn e del nga mushkëritë e juaja.

Ndërkohë që, dëgjimi vazhdon të zhvillohet, foshnja juaj do të jetë në gjendje të dëgjojë tinguj edhe nga bota e jashtme.

Deri në javën e 24-të, veshët janë zhvilluar plotësisht dhe hulumtimet kanë treguar se foshnja mund të të jetë në gjendje që të kthej përgjigje tingujve të jashtëm.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.