Një kontakt me kandilin e detit mund të jetë shumë i dhimbshem, sepse pas kontaktit me lëkurën, qelizat e pranishme në tentakulat e këtyre kafshëve, lëshojnë një helm që kur hyn në lëkurën tonë shkaktohet një përgjigje e fortë inflamatore.

Teknikisht, nuk ka kërcënim për jetën nga kandili i detit përveçse mund të na djegë lëkura. Ka rreth 9 mijë specie të këtyre jovertebrorëve, prej të cilave vetëm 100 thuhet se janë të rrezikshme për njerëzit.

Por për fat të mirë kandili i detit që gjendet në ujërat tona nuk është aq i rrezikshëm sa ai që noton në ujëra të tjera të botës si për shembull në Australi.

Çfarë mund të ndodhë kur prekni një kandil deti

Ajo çfarë ndodh kur viheni në kontakt me një nga tentakulat e shumta të kandilit të detit është një ndjesi e djegies intensive, me një dhimbje të fortë që arrin kulmin e saj maksimale në një orë, por ka raste që mund të zgjasë edhe më shumë orë. Lëkura bëhet e kuqe dhe flluska mund të shfaqen në zonën e prekur. Gjithashtu mund të keni kruajtje.

Në shumicën e rasteve, dhimbja e lokalizuar është e vetmja pasojë e kontaktit me kandilin e detit. Megjithatë, tek disa njerëz helmi i lëshuar nga kjo kafshë mund të shkaktojë një reaksion alergjik, me simptoma që mund të kërkojnë vëshgim më të specializuar.

Çfarë duhet të bëni në rast se keni kontakt me një kandil deti:

dilni nga uji;

lahuni me ujë deti;

hiqni mbetjet nga tentakulat;

lahuni me ujë shumë të nxehtë për të zvogëluar dhimbjen ose përdorni kremra me bazë sulfat alumini ose klorid alumini.

Siç u përmend më sipër, në pjesën më të madhe të rasteve, thjesht do të keni nevojë për masa që ndihmojnë në bllokimin ose zvogëlimin e ndjesisë së dhimbjes, e cila padyshim mund të jetë e vështirë, sidomos kur kandili ka prekur një fëmijë.

Përgjatë viteve janë propozuar disa mjete rrethanore, disa prej të cilave të veçanta, si për shembull aplikimi i urinës në vendin e djegies, dhe këto metoda herë refuzohen dhe herë ri-propozohen, çka shkakton konfuzion lidhur me këtë temë…

Në fakt helmi i llojeve të ndryshme të kandilit të detit përbëhet nga proteina të ndryshme, kështu që studimet e ndryshme mund të japin rezultate kontradiktore sepse ato i referohen llojeve të ndryshme. Me fjalë të tjera, diçka që funksionon mirë për një specie nuk është aq efektive për një tjetër.

Në rastin kur kandili ka prekur fëmijën:

Nxirreni atë nga uji dhe qetësoheni. Nuk është e lehtë për një prind që të shohë fëmijën e tij duke qarë nga dhimbja, por paniku duhet të shmanget. Qëndrimi juaj dhe siguria i transmetohet fëmijës dhe është e mundur të veprohet në mënyrë më efektive në përpjekje për të zvogëluar dhimbjen.

Lani zonën e prekur tërësisht me ujë deti për të larguar toksinat sa më shumë që të jetë e mundur. Mos përdorni kurrë ujë të freskët, pasi ai favorizon lëshimin e helmeve të mëtejshme nga tentakulat e lëna në lëkurë.

Hiqni çdo mbetje të tentakulave, rëra duhet të përdorur për të pluhurosur pjesën e prekur pa fërkim.

Lani pjesën e prekur me ujë të nxehtë pasi kjo konsiderohet si një nga strategjitë më të mira për të lehtësuar dhimbjen. Por duhet të përdoret ujë i ngrohtë jo i nxehtë për fëmijën, në temperaturën që ai mund ta durojë. Sipas literaturës shkencore në dispozicion (shih listën e burimeve në fund të artikullit), kjo konsiderohet si një nga strategjitë më të mira për të lehtësuar dhimbjen. Në mungesë të ujit të nxehtë, mund të përdorni edhe rërë të nxehtë. Uji i ngrohtë funksionon sepse nxehtësia inaktivizon helmin.

Sipas disa studimeve, edhe aplikimi i akullit – asnjëherë nuk përdoret drejtpërdrejt në lëkurë – mund të jepte pak lehtësim. Por duket se ftohti është më pak efektiv sesa nxehtësia në lehtësimin e kësaj lloj dhimbjeje.

Në qoftë se dhimbja zvogëlohet dhe nuk ka shenja të tjera “anormale”, nuk është e nevojshme të bëni asgjë tjetër. Megjithatë, nëse dhimbja është shumë intensive dhe nuk kalon – kjo mund të ndodhë nëse zona e prekur është shumë e madhe – ose nëse fëmija ka simptoma që mund të tregojnë për një reaksion alergjik – si ënjtje në zona të tjera që janë larg nga zona e prekur, vështirësi në frymëmarrje, djersitje intensive – telefononi urgjencën për të kuptuar se si të silleni ose dërgojeni direkt në spital.

Leave a comment

Regjistrohu për të rejat e fundit

Bebja.Com © 2024. All Rights Reserved.